Qeveria e RMV-së sërish me thirrje për kursim të energjisë, opozita vazhdon me akuza
SHA EMV nga një shtatori ka në dispozicion 3,1 miliardë denarë ose rreth 50 milionë euro për të rritur prodhimin dhe për të siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike. Kompania apelon që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike. Çdo kilovat orë e kursyer, theksojnë nga EMV, do të nënkuptojë më pak shpenzim të qymyrit, mazutit dhe gazit.
Edhe shteti bën thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe thonë se për përballimin e krizës energjetike janë dhënë mbi 100 milionë euro.
“EMV-së i janë vënë në dispozicion 3,1 miliardë denarë për rritjen e prodhimit dhe sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike. Mbështetjen financiare EMV do ta shfrytëzojë edhe për furnizim me lëndë të parë bazë, qymyr, mazut e të tjera, që janë në funksion të mbështetjes së vazhdimit të prodhimit për furnizim të pandërprerë me energji elektrike”, thonë nga Qeveria.
SHA EMV njoftoi se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të prodhuar sasitë e nevojshme deri në fund të sezonit të ngrohjes.
“Nëse respektojmë masat, energjia e kursyer do të mund të ridrejtohet në ekonomi, veçanërisht në kompani dhe institucione të mëdha që blejnë energji elektrike në tregun e lirë me çmime jashtëzakonisht të larta, dhe kështu do të mund t’u ofrojmë atyre një shumë të caktuar me çmime më të ulëta, me të cilat kostot e funksionimit të tyre do të ulen. Vetëm duke kursyer energjinë elektrike mund të ndihmojmë spitalet, shkollat, kopshtet dhe ekonominë që së bashku të dalim nga kjo krizë e imponuar”, thonë nga EMV.
Ndërkaq partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një deklaratë për media ka kritikuar qeverinë për mos menaxhim të situatës me krizën ekonomike dhe energjetike në vend. Sipas tyre, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ekonomitë vendase vazhdimisht po shënojnë humbje.
“Ekonomia humb mbi 1 milion euro në ditë duke paguar rrymë të shtrenjtë për shkak të Kovaçevskit. Qeveria që të mund të bëjë krime, importon rrymë të shtrenjtë në vend që ta prodhojë në kapacitete vendore, me çmime shumë më të ulëta. TC Negotinë funksionon me kapacitet 90 megavat, ndërsa 130 megavat janë të pashfrytëzuara. Është energjia elektrike që importohet nga jashtë me çmime në bursë dhe mund të prodhohet në Maqedoni me çmim prej 150 deri në 170 euro për megavat orë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ndryshe, kujtojmë se vendi aktualisht ka shpallur krizë energjetike si dhe janë në funksion masat për kursim energjetik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Fundjava me reshje bore, u bëhet apel vozitësve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles