LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së: Po hetohen lëshimet në marrjen e vendimit për t’i dhënë shtetësi Onischenkos

Qeveria e RMV-së: Po hetohen lëshimet në marrjen e vendimit për t’i dhënë shtetësi Onischenkos

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha, sot deklaroi se është duke u zhvilluar hetim që të konstatohen lëshimet gjatë sjelljes së vendimit për dhënien e shtetësisë për Olesandar Onischenkon.

Ai tha se presin që hetimet të përfundojnë në kohë sa më të shkurtë dhe se do ta informojnë opinionin.

“Siç kam theksuar tashmë, Qeveria në mbledhjen e saj të fundit e cila u mbajt dje solli vendim për anulimin e vendimit për pranimin e Onishçenkos si shtetas të RMV-së dhe njëherësh ka angazhuar MPB-në të veprojë menjëherë. Prandaj, duam të theksojmë se në kuadër të institucioneve kryhet inspektim apo hetim që të konstatohen lëshimet gjatë marrjes së atij vendimi. Duam të theksojmë se presim që hetimi në një kohë sa më të shkurtër të përfundojë dhe opinioni të informohet me kohë”, tha Hoxha në konferencën për shtyp të Qeverisë.


Qeveria në mbledhjen e djeshme vendosi që menjëherë të anulohet shtetësia maqedonase për Onischenkon i cili është në listën e zezë të SHBA-së dhe kërkohet me urdhërarrest në Ukrainë.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori