Qeveria e re po kompletohet, pritet dorëheqja e Zaevit nga posti i kryeministrit

Qeveria e re ngadalë po kompletohet. “Alternativa” e cila është partneri i ri në Qeveri ka bërë të ditur emrat e kandidatëve në postet ministrore në Shëndetësi dhe Shoqëri Informatike dhe Administratë si dhe për zëvendësministra në Arsim, Kulturë dhe Bujqësi.
Ata do të jenë pjesë e qeverisë së re e cila do të formohet nga mandatari i ardhshëm pasi kryeministri Zoran Zaev do të dorëzojë dorëheqjen që e paralajmëroi pas humbjes në zgjedhjet lokale. Sipas paralajmërimeve të Zaev, dorëheqja pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
Zaev këtë e bëri të ditur gjatë dorëheqjes nga posti i kryetarit të LSDM-së.
“Ditëve në vijim përfundojmë me konsultimet me partnerët e koalicionit. Atë çfarë mund ta them është se po rrumbullakohen procese të rëndësishme, edhe programore edhe qeveritare dhe në pjesën e kuadrove .Vendimin do ta marr rreth fillimit të javës së ardhshme. Pasi të marr vendimin, menjëherë edhe do të njoftojë se kur saktësisht do të formalizohet në Kuvend”, tha mes tjerash Zaev. (15/12/2021)
Në takimin me partnerin e koalicionit BDI që u mbajt të enjten është konfirmuar se është përmbushur qëllimi të sigurohet qeveri stabile dhe shumicë stabile parlamentare, ndërsa zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet te jenë të rregullta dhe të mbahen në vitin 2024.
“Zaev, Ahmeti dhe Kovaçevski u pajtuan se Qeveria e re tërësisht do të fokusohet në lëvizjen e shpejtë të shtetit ndaj eurointegrimeve dhe se qëllimi është suksesi i parë i madh i Qeverisë të jetë gjetja e zgjidhjes për sfidat në marrëdhëniet me Bullgarinë dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, informoi Shërbimi Qeveritar për Shtyp.
Dhe derisa pushteti pohon se shumica parlamentare është stabile dhe se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, opozita me kërkesë në shkurt ose mars të formohet qeveri teknike, ndërsa në maj ose qershor të mbahen zgjedhje të parakohshme.
Sipas liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pushteti aktual po menaxhon keq me shtetin edhe pse zgjedhjet e parakohshme nuk janë çdoherë zgjidhje më e mirë, por sipas tij kur vendi përballet me probleme serioze, zgjedhjet janë zgjidhje e vetme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Bastisje në Tetovë, privohet nga liria një person i cili posedonte lëndë narkotike

VLEN: Me LSDM-në dhe Venko Filipçen shëndetësia ishte në kolaps

Berisha nga “Vatra”: Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit