LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë do të harxhojë 56 mijë euro për Agjencinë për punësime të përkohshme

Qeveria e Maqedonisë do të harxhojë 56 mijë euro për Agjencinë për punësime të përkohshme

Për një shumë prej 3 milionë e 443 mijë denarë ose përfaërsisht 56 mijë euro pa TVSH, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë shpalli konkurs për angazhim të Agjencisë për punësime të përkohshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në dokumentacionin e tenderit të publikuar në “E-furnizime” shkruan se ky shërbim qeveritar përmes Agjencisë për punësime të përkohshme duhet të angazhojë punëtorë të përkohshëm për zëvendësim, për të mbuluar, sipas nevojës, vëllimin e shtuar të punës. Kriteri për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët, ndërsa kohëzgjatja është një vit./Telegrafi/