Qeveria e Maqedonisë: Pasi Ivanov e shkeli Kushtetutën, vazhdon demokracia kuvendare
Nga Qeveria e Maqedonisë reagojnë ndaj kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, i cili më herët tha se publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në “Gazetë Zyrtare” paraqet vepër penale.
“Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë dhe Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezultat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurisë pran Kombeve të Bashkuara për ndërprerjen e vlefshmërisë në lidhje me Marrëveshjen e Përkohshme nga vitit 1995 dhe për vendosjen e një partneriteti strategjik në mes dy palëve (Marrëveshjes së Prespës) është në kompetencë të plotë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë” thonë nga Qeveria e Maqedonisë duke shtuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë e mbështet vendimin që të dy ligjet të publikohen në “Gazetën Zyrtare” me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, duke patur parasysh shkeljen e Kushtetutës nga ana e kryetarit, Gjorge Ivanov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre Ivanov ishte i obliguar që të nënshkruaj dekretin për shpalljen e të dyja ligjeve dhe atëherë kur ai, siç thonë nga ata, vendos që të shkel Kushtetutën, është e patjetërsueshme që të merren masa të cilat janë në pajtueshmëri me Kushtetutën me qëllim që të vazhdoj të funksionoj demokracia kuvendare.
Nga Qeveria gjithashtu thonë se sipas nenit 51 paragrafi 2 nga Kushtetuta e RM-së, çdo kush është i obliguar që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet ndërsa sipas nenit 75, paragrafi 3 i Kushtetutës së Maqedonisë, kryetari i shtetit është i oblgiuar që të nënshkruaj dekretin e shpalljeve të ligjeve të cilën i sjell Kuvendi i Maqedonisë.
“Të dy ligjet, Ligji për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë dhe Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, janë miratuar për herë të dytë me shumicën e nevojshme në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë. Ligji për përdorimin e gjuhëve në muajin mars të vitit të kaluar, ndërsa Ligji për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës me 5 qershor|, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në fund ata shtojnë se për shkak të mos përmbushjes së obligimeve të Ivanov, kryetari i Kuvendit e vetmja gjë që i mbetet është përmbushja e detyrës që rrjedh nga Neni 52 i Kushtetutës dhe rikujton Ivanovin se ai nuk është organ ligjvënës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale