“Qeveria do ta vazhdojë politikën e mospërzierjes në punën e mediumeve. Këtë ditë e shënojmë në atmosferë të lirimit medial nga çfarëdo lloj ndikimesh”. Kështu porositën përfaqësuesit qeveritarë në konferencën e përbashkët për shtyp me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediumeve.
Kryeministri Zoran Zaev, duke e uruar këtë ditë, tha se në dy vitet e fundit është arritur përparim i madh këtë fushë, por ende sipas tij, shumë punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E përshëndes zërin e mediumeve, kthesën kritike të mediumeve. Treguam se dimë jo vetëm të dëgjojmë, por edhe të korrigjohemi, dhe besoj se vetëm ashtu të gjithë ne do t’u shërbejmë qytetarëve. Jo rastësisht thuhet se mediumet janë pushteti i katërt, dhe nëse punojmë në atë plan, shumë gjëra mund të arrijmë”, tha Zaev.
Sipas tij, mediumet do të ishin më të zëshme nëse do të ishin edhe financiarisht të pavarura, dhe do të ishin edhe më të rëndësishme nëse do të ishin motivuar përmes burimeve të pavarura të financimit.
Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, theksoi se vendi arriti përparim të madh në lirinë e mediumeve dhe në pjesën e transparencës, si dhe në pjesën e përmirësimit të kushteve për funksionim të mediumeve dhe lirisë së të shprehurit, që sipas tij, është argument më shumë që i shkon në dobi Qeverisë e para së gjithash Bashkimit Evropian.
“Këtë ditë sot në Republikën e Maqedonisë së veriut e shënojmë në atmosferë të mediumeve të lira nga çfarëdo lloj ndikimi politik, ekonomik apo çfarëdo tjetër. Ajo që është kyçe, se ne si përfaqësues të Qeverisë duhet dhe sot ju bindim: kjo Qeveri asnjëherë nuk do të përzihet në punën e mediumeve”, theksoi Robert Popovski, ministër për Transparencë, llogaridhënie dhe komunikime.
Kjo Qeveri, sipas tij, tërësisht i prezanton politikat para opinionit dhe është maksimalisht e hapur.
Sipas ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, prej 1 qershorit të vitit 2017 janë zgjidhur të gjitha sulmet ndaj gazetarëve, ndërsa në vitin 2018 numri i tyre është pakësuar tre herë. Për rastin prej para dy javëve në Haraçinë tha se duhet të lihet kohë në mënyrë që ai të ndriçohet.
Mançevski përkujtoi se edhe krahas bisedave të gjata me opozitën për Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, ai është sjellë dhe se paraprijnë reforma lidhur me Këshillin e ASHAAM dhe radioifuzerit nacional. Ky Ligj, sipas tij, është baza për departizim deh depolitizim të mbetjeve nga ndikimi politik në mediume.
Ndryshe, me rastin e Ditës së Lirisë së Shtypit kanë reaguar edhe shoqatat mediatike në vend. Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (IMM) përmes një kumtese të përbashkët kërkojnë përpjekje më të forta për reformat në media./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve