Qeveria e Maqedonisë: Nevoja e prindërve që mos të shkojnë në punë është e pabazë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ju është përgjigjur nënave të fëmijëve deri gjashtë vjeç, të cilat me vendimin e fundit të pushtetit ekzekutiv duhet të kthehen në punë nga data 23 shtator.
Nga Qeveria thonë se me hapjen e çerdheve nga data 9 shtator, hapi i vetëm logjik është që prindërit të kthehen në vendet e tyre të punës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Vendimi që prindërit e fëmijëve nga mosha 0 deri 6 vjeç të kthehen në punë, u miratua sipas analizës paraprake dhe konsultimit me Komisionin për Sëmundje Infektive. Me hapjen e institucioneve për kujdes dhe edukim të fëmijëve më 9 shtator 2020 dhe analiza e cila tregoi që kopshtet kanë kapacitet për kujdes të fëmijëve në përputhje me Protokollin për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve, i cili deri në minimum e ul rrezikun nga përhapja e virusit COVID-19, masa prindërit e fëmijëve prej moshës 0 deri në 6 vjet të jenë jashtë nga procesi i punës, e humb kuptimin. Kjo masë periudhën e kaluar ishte në fuqi sepse institucionet publike për kujdes të fëmijëve, gjegjësisht kopshtet nuk punonin”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Më tej shtohet se në mënyrë plotësuese, në koordinim me Komisionin për Sëmundje Infektive, u miratua vendimi për zgjerimin e kapaciteteve të grupeve në kopshte, nga mosha 0 deri 2 vjet, nga 12 fëmijë në grup, vendim me të cilin sipas Qeverisë, institucionet publike për kujdes të fëmijëve kanë kapacitet të plotë për përkujdesjen e fëmijëve të nënave të cilat deri më tani shfrytëzonin mungesë të vazhduar të pushimit të lindjes.
“Në përputhje me Protokollin, prioritet për përkujdesje në kopshte kanë fëmijët e prindërve kryefamiljarë dhe fëmijët e dy prindërve të punësuar, me të cilin ndërpritet çfarëdo lloj mundësie fëmijët të mbeten pa përkujdesje të duhur. Aty ku do të ketë nevojë për hapësirë dhe kuadër plotësues për përkujdesjen e fëmijëve, Qeveria u rekomandon komunave si themelues të kopshteve, në përputhje me Rregulloren për standarde dhe normativa për kryerjen e veprimtarisë në institucionet për fëmijë, të sigurojnë vendim adekuat. Për këto shkaqe nevoja e prindërve që mos të shkojnë në punë është e pabazë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Ndryshe, nënat e fëmijëve prej 0 deri 6 vjet, për sot paralajmëruan protestë, për të shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të Qeverisë, që nga data 23 ata të kthehen në punë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi