Nesër qeveria do të vendosë se me çfarë çmimi EMV do t’i shesë rrymë EVN Home. Drejtori i termocentraleve shtetërore Vasko Kovaçevski, thotë se më në fund kanë arritur t’i bëjnë planet financiare për prodhimin vendor, por edhe sa para do t’u nevojiten për realizimin e prokurimeve publike të parapara për vitin 2022.
Kovaçevski siguron se në vend të 60 për qind të parashikuara ligjërisht të energjisë elektrike të nevojshme për amvisëri, EMV do ta sigurojë të gjithë energjinë dhe nuk do të ketë nevojë për import të shtrenjtë të energjisë elektrike nga bursat.
“Presim që në ditët në vijim, e ndoshta nesër në një seancë të mbyllur qeveria të sjellë vendim të tillë, të rekomandojë çmim dhe deri më 9 dhjetor, derisa zgjatë thirrja e hapur e EVN Home, të paraqesim ofertë zyrtare”- deklaroi Vasko Kovaçevski Drejtor i EMV-së.
Qeveria nuk iu përgjigj pyetjeve të Alsat, të cilat përmbajnë përllogaritjet e dorëzuara të EMV-së dhe sa do të kërkojë rritje të çmimit të energjisë elektrike qeveria në emër të termocentraleve shtetërore. Energjia elektrike që EMV-ja e blen nga Furnizuesi Universal deri më 31 dhjetor e që është e dedikuar për amvisëri është 36 euro për megavat orë. Njoftimet fillestare ishin se rryma do të reduktohet për nëntë për qind, por pas Vitit të Ri është e mundur rritje më e madhe e energjisë elektrike. Problemet me reduktimin e prodhimit të energjisë elektrike nga kapacitetet vendore dhe rryma e shtrenjtë që çdo ditë thyen rekorde në bursa për nga çmimi, bënë që EMV-ja të mos dorëzojë ofertë në tre tenderët e EVN Home. Për momentin, hidropotenciali është në nivel shumë të ulët dhe termocentralet janë duke funksionuar me intensitet të reduktuar për shkak të mungesës së qymyrit dhe naftës për prodhimin e energjisë elektrike./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa