Qeveria e Maqedonisë mori 2.3 milion euro hua të re

Në ankandin e sotëm të letrave shtetërore me vlerë, bankat treguan interes për obligacionet njëvjeçare, kurse shumë pak për ato tremujore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga 4.7 milion euro të parashikuara që të merren hua, Ministria e financave arriti të merr vetëm 2.3 milion euro, ndërkaq për kthimin e borxhit të vjetër, kjo ministri nesër duhet të sigurojë 8.6 milion euro.
Ankandi i radhës i letrave shtetërore me vlerë është caktuar për 19 korrik./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































