LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë e miratoi Propozim-ligjin për amnisti

Qeveria e Maqedonisë e miratoi Propozim-ligjin për amnisti

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Propozim ligjin për aministi dhe i rekomandoi Ministrisë për drejtësi dhe shërbimeve qeveritare të sigurojnë kushtet për shqyrtim të propozim-tekstit të ligjit deri te ministritë e caktuara, si dhe deri te publiku, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Teksti i propozim-ligjit do të vendoset për shqyrtim në publik në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar për rregullime (RVEK), dhe në këtë mënyrë në të do të kenë qasje ekspertët, sektor qytetar, si dhe të gjitha anët tjera e prekura.

Në seancën e sotme, ministri për drejtësi, Bilen Saliji theksoi se propozimi për sjellje të ligjit të ri për aministi është shenjë e vullnetit pozitiv të shtetit ndaj grupeve të caktuara të personave të dënuar ligjërisht, me qëllim të risocializimit të tyre dhe për lirimin e burgjeve nga numri tepër i madh i personave që e vuajnë dënimin e tyre, si dhe për përmirësimin e kushteve në burgjet e vendit.


Ai sqaroi se në propozim-tekstin e ligjit nuk parashihet aministi për persona me dënim të përjetshëm, si dhe për kryerës të veprës penale vrasje, kryerës të veprave penale gjatë zgjedhjeve dhe votimit, kryerës të veprave kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, kundër shtetit si dhe kryerësve të veprave penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori