LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës synon privatizimin e Telekomit brenda dy viteve

Qeveria e Kosovës synon privatizimin e Telekomit brenda dy viteve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim Koordinatorin përgjegjës të Qeverisë Gjermane për çështje dhe marrdhënie Transatlantike dhe njëherit anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Peter Beyer, ku diskutuan rreth ndërmarrjeve publike me theks të veçantë Telekomin e Kosovës dhe Termocentralin “Kosova e Re”.

Lluka gjatë takimit e njoftoi Beyer rreth gjendjes aktuale të ndërmarrjeve publike qendrore, reformat të cilat janë ndërmarrë dhe synimeve e Qeverisë së Kosovë për privatizimin e Telekomit të Kosovës.


“Qeveria e Kosovës, veçanërisht MZHE, duke parë gjendjen e Telekomit të Kosovës është duke u munduar që brenda dy viteve ta privatizojë atë dhe ta kthejë në gjendje profitabile. Ndërsa për sa i përket ndërmarrjeve publike qendrore në përgjithësi, janë ndërmarrë reforma si dhe është miratuar projektligji i ri, i cili ndër të tjera synon që të përmirësojë funksionimin e tyre”, tha ai.

Po ashtu, ministri Lluka, e informoi Peter Beyer rreth ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, për rëndësinë jetike që ka për bizneset vendore si dhe për punën që është duke u bërë në projektet e energjisë së ripërtrishme, ku deri në vitin 2020 pritet të arrihet synimi që 25% e energjisë së prodhuar të jetë nga energjia e ripërtrishme, shkruan Telegrafi.

Po ashtu u nda edhe një shqetësim ku si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes së interkoneksionit me Serbinë, ka humbje të mëdha në sektorin e energjisë.

Ministri kërkoi përkrahje nga z.Beyer në implementimin e kësaj marrëveshje të cilën e konsideroi jetike për bizneset dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Ekonomi
Kalo në kategori