LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës siguron buxhetin për operacionin e FSK-së në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Qeveria e Kosovës siguron buxhetin për operacionin e FSK-së në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje korresponduese, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, përmes një Note verbale, ka përcjell kërkesën te Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit për fikjen e zjarreve masive me të cilat është duke u përballuar Qarku i Kukësit në ditët e fundit.

Osmani autorizon dërgimin e FSK-së për shuarjen e zjarreve në Shqipëri
Lexo po ashtu Osmani autorizon dërgimin e FSK-së për shuarjen e zjarreve në Shqipëri

“Nisur nga kjo Notë verbale, Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë që qeveria të miratojë vendimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.


Qeveria ka aprovuar kërkesën duke siguruar edhe mjetet buxhetore për financimin e operacionit.

Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosovës, i cili gjen mbështetje në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Ligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit dhe në Rregulloren për financim dhe dërgim të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, do të procedohet te Presidentja e Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe autorizim të dërgimit të Kontingjentit të Forcës së Sigurisë në këtë operacion humanitar. /Telegrfi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori