Qeveria e Kosovës, ka mirëpritur Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes për vitin 2019, të publikuar me 31 tetor 2017, ku Kosova vazhdon të ketë progres gradual në përmirësimin e mjedisit afarist dhe rangohet në vendin e dytë në rajon për lehtësinë e të bërit biznes.
Qeveria e Kosovës thekson përkushtimin që edhe më tutje të vazhdojë punën në reformat e përgjithshme në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe fuqizim të sektorit privat dhe krijimit të një klime të favorshme për biznese dhe tërheqje të investimeve në vendin tonë.
“Qeveria e Kosovës thekson se vlerësimi i Kosovës dhe rangimi i saj në këtë raport, tregon se janë identifikuar përmirësime të konsiderueshme në tri fusha; Sigurimi i Lejeve të Ndërtimit, ku ka pasur progres të konsiderueshëm duke përmirësuar rangimin për 22 vende, për shkak të reformave dhe përmirësimit të procesit të lëshimit të lejeve të ndërtimit dhe procedurave të inspektimit të ndërtimeve; 2. Pagesa e Tatimeve, ku Kosova ka bërë progres në lehtësimin e procedurave për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar; 3. Tregtia Përtej Kufijve, ku është bërë progres në thjeshtësimin e procedurave të kontrollit doganor, mirëpo ky progres nuk është reflektuar në ngritje të madhe në rangim”, thuhet në njoftimin e qeverisë, përcjell Telegrafi.
Përkundër që është shënuar një rënie e lehtë në rangim, Kosova vazhdon të jetë shteti i dytë në shtetet e Ballkanit Perëndimor me mjedisin më të mirë për të bërit biznes sipas raportit.
Që nga fillimi i procesit të reformave të bazuara në Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes, Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e progresit gradual dhe të qëndrueshëm në përmirësimin e mjedisit afarist dhe përdorimin e kësaj metodologjie si platformë për identifikimin dhe zbatimin e reformave rrënjësore që përmirësojnë lehtësinë e të bërit biznes në vendin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë