Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, të 229-tën, ku ka marrë disa vendime për projekte kapitale.

Mbledhja e 229-të e Qeverisë duket e frytshme për sportin kosovar, pasi aty janë aprovuar disa projekte të rëndësishme.


Projektet sportive për ndërtimin e stadiumeve dhe rinovimin e disa prej tyre tashmë kanë marrë aprovim në mbledhjen elektronike.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektet kapitale si projekte kapitale shumë-vjeçare, ndërtimin e ‘Stadiumit të Qytetit’ në Pejë dhe ndërtimin e ‘Stadiumit të qytetit’ në Ferizaj.

Përveç ndërtimit, Qeveria ka aprovuar edhe projektet për rinovimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren dhe renovimin i ‘Stadiumit të Qytetit’ në Vushtrri;

Shahin Haxhiislami 1

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka: -     Aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumë-vjeçare: Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë; Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren; Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj; Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri; /Telegrafi/

telegrafi sport app