LAJMI I FUNDIT:

”Qeveria dhe qytetarët e Maqedonisë bashkërisht të punojnë për integrim në BE dhe në NATO”

”Qeveria dhe qytetarët e Maqedonisë bashkërisht të punojnë për integrim në BE dhe në NATO”

Qeveria dhe qytetarët bashkarisht punojnë për integrim sa më të shpejtë në BE dhe në NATO, është konkludimi nga takimi i sotëm i kryeminsitrit Zoran Zaev me përfaqësuesit e prganizatës qytetare Evrotink – Qendra për strategji evropiane Ljupço Petkovski dhe Andreja Stojkovski, e cila 15 vite punon në promovimin dhe realizimin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE,  njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunim më të mirë ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë qytetare të cilat do ta rrisin kapacitetin e institucioneve për shfrytëzim të fondeve të BE-së, si dhe njohuritë dhe të dhënat deri tek të cilat vijnë organizatat qytetare gjatë hulumtimeve të veta, ndërsa janë jashtëzakonisht të dobishmke për shtetin. Qeveria mbetet e hapur për sugjerime, propozime konkrete dhe bashkëpunim të çdoditshëm gjatë realizimit të prioritetit kulmor – përmirësim i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe integrim i plotë në BE dhe në NATO”, kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar.

Gjatë takimit, kryeministri Zaev i njohi përfaqësuesit e Evrotnik me hapat e qeverisë gjatë zbatimit të Planit 3-6-9 dhe e theksoi përkushtimin e plotë drejt reformave të domosdoshme për përshpejtim të procesit të integrimit të Maqedonisë në BE.


“Me të gjitha njohuritë për pengesat objektive dhe problemin e imponuar që e ka fqinji ynë jugor me emrin tonë kushtetues, kryeminsitri Zaev shprehi mendim se ne duhet të gjejmë fuqitë brendshme për ndryshime dhe reforma në mënyrë që të kemi argumente para fqinjëve tanë dhe partnerëve në BE dhe në NATO për zhbllokimin e proceseve”, qëndron në kumteësn e Qeverisë.

Nga Evrotnik e njoftuan kryeminsitrin Zaev me hulumtimet, analizat dhe mundësitë për bashkëpunim që kjo organizatë ia ofron Qeverisë në fushën e integrimeve evropiane dhe shfrytëzimin e fondeve të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori