LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Çështja e pensioneve të veteranëve në dorën e Kuvendit

Qeveria: Çështja e pensioneve të veteranëve në dorën e Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në bashkëpunim me Ministritë përkatëse, i ka kryer të gjitha procedurat për pagesat e veteranëve dhe tashti çështja është në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta rishqyrtojë buxhetin në afat optimal.

Së këndejmi, sa i përket borxhit për këtë vit (gusht deri dhjetor 2017) Qeveria i ka siguruar fondet dhe ka proceduar në Kuvendin e Kosovës ndryshimet e buxhetit dhe pret që deputetët të votojnë këto ndryshime sa më shpejt dhe që pensionet të paguhen në mënyrë retroaktive, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sa i përket shqetësimit të veteranëve të UÇK-së rreth mos pagesës së pensioneve, drejtori i Zyrës për Çështjet e kategorive të dala nga Lufta, në Zyrën e Kryeministrit, Gazmend Syla, ndjen keqardhje që Qeveria e kaluar nuk ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për Veteranët e Luftës.


Gjithashtu Syla, siguron veteranët se Qeveria Haradinaj, do të ndajë buxhetin për vitin 2018, për pagesën e pensioneve për 12 muaj, pa ndërprerje, për këto kategori.

Për Qeverinë Haradinaj, tema e pensioneve dhe pagesës me kohë të tyre, nuk është e diskutueshme, sepse është e drejtë e ligjshme e veteranëve të luftës dhe kategorive tjera të lirisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori