Thirrje për kursim të energjisë, Rizvanolli: Temperatura e dhomës të jetë 19 gradë Celsius

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka publikuar 20 masat obligative për institucionet publike për kursimin e energjisë elektrike gjatë sezonit të dimrit, për të përballuar krizën energjetike të paralajmëruar në vend.
Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja Rizvanolli ka thënë se këto masa fillimisht janë për sektorin publik dhe ndërmarrjet publike, ndërsa në ditët në vijim do të vlejnë edhe për sektorin privat.
Pikat që përfshihen në këto masa janë zëvendësimi i poçeve standarde në LED, të ndalohet ngrohja ku s’ka prezencë fizike e të ndalohet ngrohja e ujit, përveç në spitale dhe kur është e domosdoshme.
Po ashtu, Qeveria i cakton temperaturat e dhomës, ku prej orës 8:00-16:00 të jetë 19 gradë Celcius.
“Tejkalimi sa ma i lehtë i krizës energjetike posaçërisht gjatë këtij dimri do të varet shumë nga veprimet e secilit institucion, mirëpo edhe sjellja jonë në bazë ditore dhe shembulli që jepet për qytetarët. Janë mbi 20 masa të cilat janë të detyrueshme për sektorin publik, institucionet publike qendrore dhe lokale, si dhe për ndërmarrjet publike. Të gjitha masat kanë bëjnë me kursimin e energjisë: Të zëvendësohen poçet standard me poça LED, të ndalohet ngrohja në zyra apo objekte ku nuk ka prezencë fizike; Të ndalohet ngrohja e ujit nëpër objektet dhe institucionet publike(ndalimi I bojlerëve), përveç në institucionet si spitalet ku uji i ngrohtë është i domosdoshëm, të ndalohem pajisjet elektrike, të ndalohet përdorimi i klimave (kondicionerëve) përveç në rastet kur nuk ka alternativa të tjera për ngrohje”, tha Rizvanolli.
“Të ndalen pajisjet elektrike në rastet kur nuk do të përdoren më shumë se 10 minuta; të mospërdoret ndriçim në hapësira të brendshme gjatë periudhës kur ka ndriçim të mjaftueshëm; të ndalet çdo billboard që ka ndriçim dekorues në të gjitha objektet… Të ndalet i gjithë ndriçimi që s’është i domosdoshëm për siguri fizike të objektit gjatë natës, të sigurohet që gjatë orarit të punës 08:00-16:00 temperatura për ngrohjen e hapësirave të jetë jo më e lartë se 19 gradë celsius, të sigurohet që pas orës 16:00 deri në 07:00 në mëngjes temperatura të zbritet në minimum ku ngrohja bëhet me energji elektrike, të sigurohet që të gjitha dritaret e objektit të jenë të mbyllura”, ka përfunduar ajo. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë