LAJMI I FUNDIT:

Austria subvencion riparimin e pajisjeve elektronike

Austria subvencion riparimin e pajisjeve elektronike

Nëse jetoni në Austri dhe u është prishur lavatriçja, laptopi, apo telefoni juaj, qeveria do të paguajë deri në 200 euro për t’i riparuar.

Kjo skemë ka për synim t’i bëjë njerëzit të largohen nga hudhja e pajisjeve të vjetra dhe të fokusohen në riparimin e tyre.

I financuar nga Fondi i Rimëkëmbjes Covid, ky sistem i kuponëve të riparimit vlen vetëm për pajisjet elektrike.


Shefi ekzekutiv i Helferline, Clemens Schmidgruber, ka thënë se skema për riparim, ka rezultuar e dobishme për biznesin e tij, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

“Të ardhurat tona janë dyfishuar që kur u prezantua kuponi i riparimit. Kështu që ne jemi shumë të lumtur për të”, tha Schmidgruber.

“Klientët përfitojnë sepse kursejnë shumë para. Sigurisht se është e mirë edhe për bizneset, pasi i ndihmon të gjenerojnë të ardhura. Edhe mjedisi përfiton, pasi ka më pak mbetje elektronike”, shtoi ai.

Qyteti i Vjenës ka një skemë të veçantë për riparimet, e cila funksionon në mënyrë të ngjashme dhe u ndihmon njerëzve të riparojnë biçikletat, mobiliet, madje edhe rrobat.

“Nëse kostot e riparimit janë më të larta 20-30 për qind sesa kosto e produktit të ri, njerëzit priren të blejnë produktet e reja”, tha Markus Piringer, koordinator i Rrjetit të Riparimeve në Vjenë.

Markus gjithashtu theksoi se pikë tjetër e rëndësishme e kësaj skeme është që produktet duhet të jenë të riparueshme, dhe gjithë këtë ndryshim e lidhi me politikat dhe mentalitetin e popullatës për hudhjen e produkteve të vjetra.

Ndërsa numri i riparimeve në Austri po rritet, numri i riparuesve po zvogëlohet, kështu që shteti duket se ka nevojë edhe për një sistem të ri që promovon riparimin si profesion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

Amerika
Kalo në kategori