Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet aksionin e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe organeve tjera shtetërore, i cili rezultoi me ndalimin e 59 zyrtarëve policorë nën dyshimin se janë përfshirë në vepra korruptive.
“Duke mos dashur që të ndikojë në asnjë formë në punën e organeve kompetente kushtetuese dhe ligjore, Qeveria e Kosovës vlerëson se këto veprime ligjore janë dëshmi e përkushtimit të pakompromis të institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, transmeton Telegrafi.
“Qeveria e Kosovës konsideron se veprimet e ndërmarra nga Inspektorati Policor dhe organet tjera shtetërore ndaj zyrtarëve të Policisë, nuk e zbehin besimin e qytetarëve te Policia, përkundrazi dëshmojnë profesionalizmin dhe përkushtimin e plotë të saj për luftimin e dukurive negative dhe ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.
“Qeveria thekson mbështetjen e saj për të gjitha organet kompetente për të trajtuar këto raste në përputhje të plotë me aktet kushtetuese dhe ligjore, duke vënë para drejtësisë kryesit e akteve korruptive kudo që ata veprojnë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë – pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh