Goldennoodle me emrin Burky bëhet viral në TikTok pas ndryshimit të ngjyrës së qimeve.

Goldendoodle-i me emrin Burky është bërë viral në TikTok pasi pronarja e tij publikoi një video që tregon sesi me kalimin e kohës qimet e tij u zbardhën.


Kur arriti në shtëpinë e re, Burky kishte qime të zeza, kaçurrela. Me rritjen, qimet nisën të humbnin ngjyrën dhe tani janë kryesisht të çelëta, me disa zona më të errëta rreth veshëve dhe hundës.

@burky_boo

I’m not even 2!! 🤎🤍🤎🤍 #colorfadinggene #goldendoodlesoftiktok #puptok #fy #fpyシ #dogtok

Videoja, e publikuar më 23 mars, tregon transformimin që ka ndodhur brenda dy vitesh, duke i habitur pronarët e tij. Pamjet janë shikuar mbi 2.5 milionë herë dhe kanë marrë më shumë se 190 mijë pëlqime.

Pronarja thekson se ky ndryshim nuk lidhet me ndonjë problem shëndetësor, por është rezultat i një gjeni tipik për pudlat dhe për racat që janë përzierje me to.

Meqenëse Burky është goldendoodle – një përzierje mes pudle dhe golden retriever – ai ka trashëguar një veçori gjenetike që shkakton zbardhjen graduale të ngjyrës së qimeve.

Sipas Newsweek, ndryshimet në ngjyrën e qimeve te qentë mund të shkaktohen edhe nga faktorë të tjerë, si: mosha, ekspozimi ndaj diellit, mungesa e lëndëve ushqyese, çrregullime hormonale, parazitë, dëmtime fizike apo sëmundje si hipotiroidizmi dhe kanceri. /Telegrafi/