Qëndron rrezikshëm në parvazin e dritares, për të fshirë xhamat e banesës së katit të pestë (Video)

12:"© Viral Hog
Banorja e paemëruar e një banese në Kishinev të Moldavisë, ka shqetësuar fqinjët me mënyrën si i pastronte xhamat.
Derisa qëndronte në parvazin e ngushtë të dritares, ajo vazhdonte të lante duke u mbajtur me njërën dorë, teksa nuk kishte asnjë mjet sigurie, transmeton Telegrafi.
“Sikur të binte, pasojat për të do ishin fatale. Nuk ia vlen jeta për xhama të shkëlqyer”, ka qenë përshkrimi i videos, që u shpërnda në internet.
Policia është duke bërë hetime për të zbuluar identitetin e saj, teksa kërkohet që të mos realizohen veprime të tilla pastrimi, që janë me rrezik jete. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































