Qëndrimet e BDI-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët rreth temës së identitetit të shtetit (Video)
Përfshirja e faktorit shqiptar në bisedimet për emrin janë njëra nga kushtet kyçe për formimin e Qeverisë së re. Në pikën e pestë të Platformës së përbashkët, BDI, Besa, dhe Aleanca për Shqiptarët kërkojnë miratimin e një rezolute në Kuvend me të cilën do të obligohet Qeveria në mënyrë aktive të zgjedh kontekstin me emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë askund në dokument nuk është theksuar me çfarë pozicione do të hyjnë partitë shqiptare në ekipin për bisedime dhe a do të përkrahin ndryshimin e gjuhës dhe identitetit maqedonas. TV21 kërkoi përgjigje nga partitë politike shqiptare, kurse e para që doli me përgjigje ishte Lëvizja Besa për cilën është e papranueshme gjuha dhe identiteti maqedonas të jenë temë bisedimesh me Greqinë. Sipas tyre, qëndrimi në lidhje me emrin duhet të ndërtohet së bashku me të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni.
“Në kërkojmë dhe i përkrahim maqedonasit në identitetin dhe gjuhen e tyre si gjuhë në vete dhe jo vetëm maqedonasit dhe identitetin e tyre por edhe identitetin dhe gjuhën e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni. Këtu do të jemi të pacenueshëm dhe në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë të jenë temë për bisedime. Ajo që kërkojmë ne është identiteti shtetëror të mos jetë i njëjti me identitetin etnik të asnjë bashkësie etnike”, thonë nga Lëvizja BESA.
Përgjigje morëm edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas tyre, hyrja në NATO dhe Bashkimin Evropian mund vetëm të forcojë më shumë identitetin e maqedonasve.
“Ne mendojmë se propozimet e ndërmjetësuesit nuk do të prekin identitetin e bashkësisë etnike maqedonase, por të kundërtën hyrja në NATO dhe sigurimi i një stabiliteti afatgjatë dhe ardhmëri vetëm se do të forcojë identitetin e tyre”, thonë nga BDI.
Aleanca për Shqiptarët deri në këtë moment nuk është prononcuar në lidhje me atë se a janë “pro” apo “kundër” ndryshimit të identitetit dhe gjuhës maqedone. Ata nuk zbulojnë asgjë më shumë nga ajo që është thënë në pikën 5 nga Platforma e përbashkët.
“Mbesim në atë që është shkruar në dokument, ose në miratimin e një Rezolute të përbashkët dhe obligative në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me të cilën Qeveria do të obligohen në mënyrë aktive të kyçet në zgjedhjen e kontekstit të emrit. Në të njëjtën kohë kërkojmë përfshirje të Shqiptarëve në grupin punues për bisedime direkte me Greqinë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Tema për përfshirjen e faktorit shqiptar në Maqedoni në procesin e bisedimeve me Greqinë nuk është gjë e re. Bashkimi Demokratik për Integrim këtë çështje e ka plasuar qysh në vitin 2007 kur është kërkuar politikanët shqiptar të përfshihen në bisedimet për kontestin me emrin që të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhje për Maqedoninë.
Gazetat greke tanimë një periudhë të gjatë shkruajnë se ndërmjetësuesi Nimic pret që Qeveria e re në Maqedoni të jetë bashkëbisedues i fortë në kontekstin për emrin. Në ndërkohë Cipras thotë se Greqia nuk do të heqë dorë nga linjat tyre të kuqe edhe krahas masave për ndërtim të besimit. Sipas tij, është e mundur marrëveshje vetëm nëse pranohet një emër i zgjeruar me përcaktim gjeografik./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protesta e opozitës, 1,200 policë për të ruajtur rendin
Keqpërdorimet për fasadën dhe ndriçimin e objektit të Qeverisë, Prokuroria me aktakuzë ndaj katër personave
Gjykata Penale: Nuk kemi marrë kërkesë nga Igor Jug për të përsëritur procedurën për “27 prillin”
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër