Qysh prej se ka filluar pandemia COVID-19, konsumatorët kanë qenë duke eksperimentuar me mënyrat se si t’i rikthehen normalitetit në mënyrë të sigurt.

E kjo ka përfshirë edhe tranzicionin nga qendrat e mbyllura tregtare në ato të hapura – tranzicion që realisht ka qenë duke ndodhur edhe para pandemisë.


Siç thonë ekspertët, qendrat e hapura tregtare janë hapësira tejet të sigurta, duke i garantuar konsumatorët për rehati e siguri.

TELEGRAF PHOTOS 2

Kjo pastaj ka bërë që një pjesë e madhe e konsumatorëve më shumë t’i preferojnë qendrat e hapura tregtare sesa ato të mbyllura, duke e shpejtuar këtë tranzicion.

Siç shkruante prestigjiozja “Forbes” një vit më parë, gjeneratat e reja dhe adoleshentët kanë ndikuar që koncepti i qendrave tradicionale tregtare të zëvendësohet me koncepte të reja.

Kjo sepse të rinjtë e sotëm më shumë i kushtojnë rëndësi eksperiencave, duke preferuar t’i shpenzojnë paratë më shumë në përvoja sesa në gjëra materiale.

Qendrat e hapura tregtare sot ofrojnë atmosferë më të mirë, dritë natyrale dhe janë duke u zhvilluar si vende ku vizitorët kalojnë më tepër kohë duke e gërshetuar mundësinë e zbavitjes së fëmijëve me takime të shoqërisë e përjetime gastronomike!

TELEGRAF PHOTOS 3

Përndryshe, ekspertët thonë se qendrat tregtare duhet ta vazhdojnë këtë transformim (nga qendra të mbyllura tregtare në ato të hapura) në mënyrë që t’u mbijetojnë ndryshimeve të brezave.

Sikurse me shumicën e aspekteve tjera të tekstilit dhe shumëçka tjetër, duhet evoluar ose duhet shuar tërësisht!

Vlen të ceket se për momentin në Kosovë ekziston vetëm një qendër e hapur tregtare – Abi Çarshia në Prizren.