LAJMI I FUNDIT:

Qemajl Mustafa “shpall” kandidaturën për kryetar të Gjilanit, akuza Hazirit dhe qeverisë për krizën e ujit

Qemajl Mustafa “shpall” kandidaturën për kryetar të Gjilanit, akuza Hazirit dhe qeverisë për krizën e ujit

Ish-kryetari i Gjilanit nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetar dege i kësaj partie, Qemajl Mustafa ka folur për situatën e rëndë që po përjeton Komuna e Gjilanit sa i përket furnizimit me ujë.

Mustafa, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se rënia e jashtëzakonshme e nivelit të Përlepnicës është neglizhencë e nivelit lokal, por sipas tij një pjesë të fajit e ka edhe niveli qëndror.

“Për këtë çështje ka pasur një mungesë koordinimi mes nivelit lokal dhe atij qendror. Prioritetet në Gjilan kanë qenë të huqura ashtu si edhe në shumë komuna tjera e në nivelin qendrorë”.


Ai ka thënë se edhe në Gjilan milionat kanë ardhur në asfalt e jo për ujin si elementi më thelbësor për jetë.

Ish-kryetari i Gjilanit ka thënë se kryetari Haziri është zgjedhur për t’u kujdesur për Gjilanin, por sipas tij, ai më shumë është marrë me përforcimin e pozicioneve të tij në LDK.

Mustafa ka thënë se gjasat janë të mëdha që ai të kthehet si kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme komunale, që do të mbahen pas dy viteve.

Kryetari i PDK-së në Gjilan ka thënë se kjo parti në zgjedhjet e fundit ka pasur rritje në raport me LDK-në, por sipas tij edhe Vetëvendosje nuk ka pasur shumë rritje.

Ai ka thënë se megjithatë Vetëvendosje në Gjilan performon mirë në nivelin nacional, por thotë se në nivelin lokal nuk qëndrojnë mirë.

Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve të fundit në nivel nacional, Mustafa ka thënë se është pritur ky rezultat për PDK-në për shkak të qëndrimit të gjatë në pushtet.

Mustafa ka thënë se është fatkeqësi që sa ishte Thaçi kryeministër Gjilani nuk ka marrë investimet që i takojnë ndërsa sipas tij sa ishte Haradinaj në pushtet Gjilani ka marrë mjaft investime siç tha ai, për shkak të “lidhjeve të vjetra politike” që kanë pasur Haziri me Haradinajn e sipas tij edhe kjo nuk është në rregull./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori