Një përplasje me armë në një lokal në Itali ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi shqiptar.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Spezia të vendit fqinj, në lagjen e njohur “Canaleto”.


Gazzeta di Parma bën me dije se shqiptari është plagosur me një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin Sant’Andrea dhe mjekët lajmërojnë se gjendja e tij është e qëndrueshme, përcjell bw.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj përplasje që çoi në nxjerrjen e armëve, por pritet dëshmia e shqiptarit për autoritetet italiane.