Qëllimi kryesor nëpërmjet kampanjës “Her World, Her Rules” është të rritet në mënyrë të qëndrueshme pjesëmarrja e vajzave në basketboll duke rekrutuar më shumë lojtare nga shkollat fillore përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme – ka thënë Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kampanja “Her World, Her Rules” ka për qëllim;


- Rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në basketboll;

- Rritjen e popullaritetit të basketbollit të vajzave në nivel lokal dhe kombëtar;

- Tërheqjen e vëmendjes së mediave;

- Njohjen dhe promovimin e rol modeleve femra;

- Festimin e suksesit të basketbollit të femrave;

- Të sigurohemi që basketbolli të jetë sporti numër një në mesin e vajzave të reja.

telegrafi sport app