LAJMI I FUNDIT:

Qehaja: Fundi dihet, plotësohen kërkesat dhe ndalet greva e mësimdhënësve (Video)

Qehaja: Fundi dihet, plotësohen kërkesat dhe ndalet greva e mësimdhënësve (Video)

Rinor Qehaja nga Instituti Edguard ka thënë se Projektligji i Pagave ka bërë padrejtësi në kategorizimin e pagave për profesionet e ndryshme.

Qehaja, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se një padrejtësi është bërë edhe brenda vet sistemit të arsimit, ku paga e një mësimdhënësi në shkollat e mesme dallon shumë nga ato të një mësuesi para fillor.

“Një mësimdhënës në shkollë të mesme ka koeficient 2.15, ndërsa mësimdhënësi në institucionet parashkollore ka koeficient 1.80. Pra, përkundër që mësimdhënësi i institucioneve parashkollore ka një punë me grup mosha shumë më të ndjeshme, ai është i dëmtuar me një koeficient shumë më të vogël”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Drejtori i “Edguard” ka thënë se është e padrejtë të bëhet krahasimi mes koeficienteve të arsimtarëve dhe mjekëve.

“Mësimdhënësi mban orë mësimore maksimumi dy deri në katër orë në ditë, ndërsa një mjek ka një operacion super të ndërlikuar që zgjatë gjashtë orë në ditë”.

Qehaja ka thënë se dihet fundi i kësaj greve, për shkak të përfitimit të poenëve politikë.

“Dihet fundi i kësaj greve. Ndërprerja e saj dhe plotësimi i kushteve të grevistëve. Kjo edhe për shkak të përfitimit të poenëve politikë”, tha  Qehaja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori