Qebapë dhe pure aromatike me kërpudha

Janë aq të shijshëm sa që jemi të sigurt që do t’i kollofitni! Përbërësit:- 1 kg mish të grirë,- 1 qepë.Për pure:- 4 patate,- 340 g kërpudha,- pak gjalpë,- kopër,- qiqra. Përgatitja:
▪ Përzieni mishin e grirë me qepën e grirë hollë dhe erëzat sipas dëshirës.
▪ Lëreni të qëndrojnë për 2 orë që mishi të thithë erëzat.
▪ Bëni qebapë dhe piqni.
▪ Ziejini dhe grijini patatet.
▪ Në një tigan ngrohni gjalpin me pak vaj dhe skuqni kërpudhat e grira për afro 10 minuta në zjarr mesatar.
▪ Shtoni kripë dhe piper.
▪ Kur kërpudhat të jenë gati, i shtoni ato te pureja e patateve.
▪ I përzieni, më pas i shtoni erëzat dhe qiqrat, i përzieni sërish pak.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































