Koreja e Jugut po i tregon botës se përhapja e coronavirusit mund të ngadalësohet pa përdorur masa strikte në bllokimet e lëvizjeve, siç shihet në Kinë, Itali dhe gjetkë.
Edhe pse Koreja e Jugut ka raportuar një ulje në numrin e infeksioneve të reja të coronavirusit gjatë javës së kaluar, askush këtu nuk po shpall fitoren.
Një nga pyetjet kryesore është nëse zona e Seulit, ku jeton gati gjysma e popullsisë së Koresë së Jugut, mund të shmangë një shpërthim të madh të virusit.
Në një zhvillim shqetësues, autoritetet këtë javë zbuluan më shumë se 100 infeksione të reja të lidhura me një kompani call center për sigurime në jugperëndim të Seulit – deri tani grupi më i madh i rasteve të shfaqura në kryeqytetin shumë të dendur me njerëz.
Edhe pse hetuesit po përpiqen të gjejnë hapat e të gjithë personave të lidhur me qendrën, burimi origjinal i infeksionit nuk është gjetur ende.
Koreja e Jugut ka raportuar rreth 8,000 raste të coronavirusit.
Rreth 60 njerëz, kryesisht individë të moshuar me shqetësime të tjera mjekësore, kanë vdekur.
Pothuajse të gjitha rastet kanë qenë në pjesën juglindore të vendit. Shumica janë të lidhur me një grup fetar.
Sidoqoftë, një “super shpërndarje” në zonën e Seulit mbetet një kërcënim i madh, paralajmëroi të enjten Kryeministri i Koresë së Jugut, Chung Sye-kyun.
Një shqetësim tjetër i madh janë 30,000 studentë kinezë që do të kthehen nga Kina, origjina e virusit.
Universitetet kanë vonuar fillimin e semestrit të pranverës dhe tani po krijojnë qendra shqyrtimi dhe lehtësira karantine ku shumë prej studentëve kinezë do të strehohen përkohësisht.
Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in ka hedhur poshtë thirrjet e konservatorëve dhe kritikëve të tjerë për të ndaluar kinezët të hyjnë në vend.
Qasje më e butë
Në vend të ndalimeve të imigracionit dhe kufizimeve të lëvizjes së brendshme, Koreja e Jugut ka ndërmarrë një qasje më të butë ndaj kontrollit të virusit.
Banorët zgjohen në mëngjes me mesazhe të personalizuar me tekst që tregojnë raste të reja të coronavirusëve pranë tyre.
Ata mund të klikojnë në një lidhje që ofron informacion të detajuar se ku kanë udhëtuar pacientët e infektuar.
Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka krijuar një linjë telefonike për coronavirusin, me përkthim për të huajt.
Ajo jep dy herë përditësime, në anglisht dhe gjuhën koreane, në lidhje me rastet më të fundit të infektimit.
Nuk ka shenja paniku, por shumë koreano-jugorë, si shumë të tjerë në të gjithë botën, janë qartësisht të shqetësuar – provoni të kolliteni në një stacion autobusi dhe do të shihni se çfarë ndodh.
Sidoqoftë, koreano-jugorët kanë më pak arsye për t’u shqetësuar, në pjesën më të madhe për shkak të një sistemi kombëtar të përballueshëm dhe efikas të kujdesit shëndetësor kombëtar, i cili ka lejuar një nga fushatat më agresive të testimit të coronavirusit në botë.
Koreja e Jugut ka testuar më shumë se 222,000 njerëz, dhe ka aftësinë për të testuar 15,000 njerëz në ditë.
Nëse mjekët dyshojnë për një infeksion coronavirus, testi është falas.
Testimi është gjithashtu pa telashe. Rreth 50 klinika të testimit të coronavirusit janë ngritur në të gjithë vendin. Prova zgjat rreth 10 minuta; pacienti nuk ka nevojë as të dalë nga makina. Shumica e rezultateve kthehen brenda 24 orësh.
Duke testuar në mënyrë agresive, shpërthimi i coronavirusit në Korenë e Jugut mund të jetë shfaqur agresiv në fillim, por përfundimisht ndihmoi autoritetet të shpërndanin burimet në zonat më të goditura dhe të sigurojnë trajtim të hershëm për individët e infektuar.
Frika në Seul
Sidoqoftë, në Seul, shumë janë akoma duke u përgatitur për më të keqen.
“Ky është një qytet zyrash, kështu që është shumë i ndjeshëm ndaj infeksionit në grup”, tha Lee Sam-hwa, një prej rreth 200 personave që prisnin jashtë një farmacie për rreth një orë në lagjen qendrore të Gwanghwamun për të blerë dy maska një-përdorimëshe si pjesë e një programi qeveritar për racionimin e maskave.
“Do të përpiqem të blej sa më shumë maska”, tha Lee. “Sepse thjesht nuk e dimë kur do të përfundojnë të gjitha”.
Kjo, nga ana tjetër, ka ndihmuar të çojë në një nga nivelet më të ulët të vdekshmërisë së coronavirusit në botë. Nga afro 8,000 infeksione të konfirmuara në Korenë e Jugut, vetëm 60 njerëz kanë vdekur. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë: Nevojitet një udhëheqës ukrainas që dëshiron paqe

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Starmer i Britanisë zbulon "katër hapat për të ndihmuar Ukrainën"

Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës