Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore tashmë ka ndarë mjete për ndërtimin e Qarkores së Tetovës e cila pritet që të ndërtohet nga mbikalimi për në fshatin Trebosh e deri në Neproshten. Krahas projektit, poashtu këtë vit pritet që të fillojë edhe shpronësimi i tokave për ndërtimin e qarkores.
Drejtori i Ndërmarrje Publike Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi thotë se ndërtimi i së njëjtës pritet që të lehtësojë komunikacionin në Tetovë.
“Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore ka filluar me projektimin e qarkores së Tetovës. Shpresojmë që në gjashtë muajt e parë të kemi projektin për këtë qarkore. Në gjithashtu në planin e prokurimit kemi ndarë mjete për ndërtimin e kësaj qarkore, kurse në Qeverinë e Maqedonisë ka kaluar edhe vendimi, pasi që një pjesë e tokës merret nga zona industriale, ku është rënë dakord që të kalojë nyja kryesore që do të lidhë qarkoren me autostradën”, u shpreh Rustemi.
Nga kjo ndërmarrje shpresojnë se këtë vit do të fillojë edhe procedura për shpronësimin e tokave ku duhet që të ndërtohet qarkorja. “Shpresojmë se pas marrjes së projektit dhe pas marrjes së lejeve për projektet infrastrukturore, këtë vit do të fillojë edhe shpronësimi i tokave për ndërtimin e qarkores. Unë jam i bindur se në këtë vit do të fillojmë edhe me procedurat për zgjedhjen e realizuesit të punëve të qarkores së Tetovës e cila është shumë e rëndësishme për Tetovën që të ketë mundësi që të mos ngarkohet me komunikacion aq shumë qyteti I Tetovës”, tha Rustemi.
Qarkorja e Tetovës sipas drejtorit Rustemi, pritet që të jetë sipas të gjitha standardeve që parashihen për një magjistrale. “Qarkorja e Tetovës do të jetë afër gjashtë kilometra dhe do të fillojë nga zona industriale e deri në fshatin Neproshten. Do të ketë një gjerësi prej 6 metrave e 60 centimetrave. Do të ketë standardet e një magjistrale pasi që kjo magjistrale lidhet edhe me rrugën tjetër për në kufirin me Kosovën. Pra, do t`i ketë të gjitha parametrat e një magjistrale”, tha Rustemi. Që në vitin 2019, kryetarët e komunave të Pollogut, në një seancë të qeverisë të mbajtur në Tetovë kishin kërkuar nga ish kryeministri Zoran Zaev që të ndërtohet kjo qarkore. Që nga ndërtimi i autostradës Shkup-Tetovë-Gostivar, në pjesën në hyrje të Tetovës ka vetëm një qarkore, edhe ajo është nyja lidhëse me Gostivarin për automjetet që nuk kanë si destinacion qytetin e Tetovës dhe kjo shkakton kaos në komunikacionin brenda në qytet. Automjetet e rënda shfrytëzojnë rrugët e brendshme të qytetit të Tetovës si tranzit për t`iu bashkangjitur aksit rrugorë Tetovë-Jazhincë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht