Policia e Kosovës në tetë vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Enver Zymeri, në nderim të kolegut të tyre kanë vendosur kurora lulesh te lapidari i tij, te drejtoria e përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një prononcim për media ka thënë se sot është një ditë e veçantë për Policinë e Kosovës, pasi janë duke kujtuar heroin Enver Zymeri.


67179703 363972137652712 3987115267267231744 n

Qalaj theksoi se duhet ta shfrytëzojnë këtë moment që të reflektojnë dhe të japin më të mirën në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

“Sot është një ditë e veçantë për policinë. Ne po kujtojmë veprën e heroit tonë, Enver Zymeri. Duhet gjithmonë ta shfrytëzojmë këtë moment që të reflektojmë dhe të japim më të mirat në shërbimet tona për qytetarët e Kosovës. Të bashkëpunojmë që të ketë sa më pak krim në vend. Zotohemi që të jemi sa më të mirë në ofrimin e sigurisë për qytetarët”, ka thënë Qalaj.

67402963 2883073088585247 7724297561422430208 n

Ndryshe, gjatë ditës do të bëhen homazhe te varrezat e fshatit Dubovc, Vushtrri e në fund vizitë familjes së tij. /Telegrafi/

67808141 506444403458457 9009813597039099904 n

67616226 637435903332413 5671860788063633408 n