Ish-drejtor i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur në lidhje me dorëheqjen e Samedin Mehmetit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Qalaj ka thënë se kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
“Unë kam pasur informata nga burime të ndryshme që drejtori do të shkarkohet disa ditë më herët. Mund të them edhe një javë më herët. Mirëpo është shfrytëzuar ky rast si pretekst në mënyrë që drejtori i Policisë të ofrojë dorëheqjen, por në fakt atij i është kërkuar dorëheqja sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai, për Klan Kosova.
Qalaj ka thënë se pushteti aktual e ka degraduar çdo institucion.
Ai u shpreh se kjo qeveri dhe çdo qeveri që do të vijë në ardhmen duhet të ketë kujdes me institucionet.
“Jo policinë, por të gjitha institucionet të cilat realisht janë duke punuar. Mund të them që pushteti aktual e ka degraduar çdo institucion. Ajo po bën përpjekje që t’i kap edhe sindikatat. Iu ka shpallur në një farë mënyre luftë edhe grevistëve. Realisht pushteti aktual është duke degraduar çdo institucion në të cilën kohë po veprojmë dhe unë besoj që nuk është rruga e duhur”.
“Është krejt normale që kur të zgjidhet qeveria të ketë edhe ndryshime të menaxhenteve në insitucionet e ndryshme, por kjo nuk do të thotë që qeveria të ndikojë direkt që komplet struktura organizative e institucioneve të ndryshme të ndryshojë. Unë mendoj që kjo qeveri dhe çdo qeveri që do të vijë në ardhmen duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sa i përketë institucioneve, e sidomos institucioneve të pavarura”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu foli edhe për rastin e dhunimit të 11-vjeçares dhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
“Nëse kemi pasur raste të lajmëruara më herët dhe Policia e Kosovës nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura, edhe pse mos të harrojmë që gjithmonë hetuesit policorë kur kemi të bëjmë me vepra penale të dhunimit dhe vepra penale tjera të rënda, vepron sipas instruksioneve të prokurorit të rastit. Ndërsa prokurori i jep udhëzimet gjithmonë duke u bazuar në deklaratat që i ka marrë polici, respektivisht hetuesi që e interviston viktimën në këtë rast dhe nëse Policia e Kosovës i ka kryer të gjitha veprimet, atëherë nuk do të kishte arsye. Ndërsa nëse policia ka dështuar, nuk e ka trajtuar si duhet, realisht nuk e ka trajtuar fare apo ka dështuar në trajtimin e rastit, normalisht qe do të kisha dhënë dorëheqje dhe do të kisha kërkuar edhe dorëheqjen që nga polici dhe zinxhiri komandues deri lart”, u shpreh tutje Qalaj.
Lajmin për dorëhqjen e Mehmetit e ka bërë publik ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se dorëheqja e Mehmetit vjen pas rastit të rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një vajzë 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona.
“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.
Ai tutje ka bërë të ditur se ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës është caktuar Fehmi Hoti.
Për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë janë arrestuar pesë persona.
Një vajzë 11-vjeçare, derisa ishte duke ecur në një park të kryeqyteti të shtunën, ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht nga disa persona.
Kështu përshkruhet në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar Kallxo.com. Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur.
Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.
Dosja e organit ndjekës tregon se të dyshuarit ia kishin hequr të miturës rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur, në dosje përshkruhet se njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?