Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se asnjë polic nuk guxon të shkojë në operacione të caktuara në veri pa jelekun antiplumb.
Duke folur për problemet që ka sjellë bllokimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) në furnizimin me pajisje të Policisë së Kosovës, në emisionin ‘Kallxo Përnime’ Qalaj tha se problemi aktual është kalimi i afatit (skadenca) të jelekëve antiplumb.
“Sa u përket jelekëve antiplumb, fillimisht duhet me ditë se jeleku është me afat skadence dhe realisht duhet të planifikohen më herët se dihet se kontingjenti që është marrë para disa viteve se kur i del afati i skadencës. Kjo çështje nuk është vetëm e sotit, por janë zhvilluar edhe disa procese në të kaluarën. Unë e kuptoj që mungesa e bordit të OSHP-së shkakton telashe. Planifikuesit në shërbimet mbështetëse të Policisë së Kosovës e dijnë saktë se kur jeleku antiplumb për shembull që është blerë para dy-tri viteve e ka skadencën”, tha Qalaj.
Sipas tij, procedurat për blerjen e antiplumbëve janë bllokuar që nga tetori i vitit 2020.
“Në vitin 2020 janë zhvilluar negociata me procedurën dhe këtë rregulloren që Qeveria e ka vu, meqenëse jeleku antiplumb hyn në kategorinë e mallrave ta quaj ashtu, që e përdor vetëm Policia, AKI-ja dhe FSK-ja. Mirëpo diku kah muaji tetor është anuluar nga drejtori i sotëm, që nga atëherë ka shkuar diku 1 vit e gjysmë, që realisht nuk ka blerje të jelekut antiplumb. Domethënë qe një vit e më shumë ne nuk e kemi funksional OSHP-në dhe kjo dëmton shumë. Duhet sa më shpejt të funksionalizohet OSHP-ja”, deklaroi Qalaj.
Tutje, ish-drejtori i Policisë tha se jeleku antiplumb është një pajisje elementare për Policinë e Kosovës.
“Problemi është se jeleku antiplumb, sidomos për disa operacione që janë zhvilluar në vazhdimësi në veri, është pajisje elementare. Asnjë polic nuk guxon me shku në një operacion jo vetëm në veri, por nuk guxon as në Prishtinë, në kohën kur duhet me e veshë antiplumbin, nëse ka afat të skaduar. Nuk besoj që ka mungesë të jelekëve antiplumb, por më shumë është çështje e kalimit të afatit të skadencës”, tha Qalaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë