LAJMI I FUNDIT:

Pyetet nga qytetarët se çfarë e bën Kosovën më të bukur, ambasadori britanik O’Conell: Gruaja ime

Pyetet nga qytetarët se çfarë e bën Kosovën më të bukur, ambasadori britanik O’Conell: Gruaja ime
Ruairi O Connell (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ditë më parë ua dha mundësinë ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook që t’i parashtrojnë pyetje përbrenda një ore, dhe në të kundërtën ai do të përgjigjej.

Mes shumë pyetjeve lidhur me ngjarjet politike në Kosovë, O’Conell nuk ka hezituar të përgjigjet edhe në pyetjet rreth jetës private apo shijeve të tij personale, si ato të tipit se cilin ekip futbollistik e favorizon.

Kur jemi tek kjo e fundit, O’Connell tha se është tifoz i futbollit anglez, posaçërisht i ekipeve Arsenal dhe Everton.


Analistët flasin për deklaratën e ambasadorit Ruairi O’Connell
Lexo po ashtu Analistët flasin për deklaratën e ambasadorit Ruairi O’Connell

Një nga komentuesit i është drejtuar ambsadorit me një pyetje shumë serioze, duke iu shprehur: “Z. Ambasador, a mund të më thuash çfarë e bën Kosovën të bukur?”

Dhe përgjigja e Ruairi O’Connell ka qenë e prerë duke thënë shkurtë: “Gruaja ime”.

Foto: SC/Ruairi O’Connell/Facebook

Ambasadori O’Connell përndryshe është i martuar me shqiptaren Elida Ramadani, dhe së bashku kanë tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë.

Çifti jetojnë prej vitesh në Prishtinë, me ç’rast O’Conell ka pasur mundësinë e ushtrimit të detyrës së tij si ambasador i Britanisë së Madhe prej kaq vitesh në vendin prej nga vjen gruaja e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Magazina
Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin

Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin "Primark"

Magazina
“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Kalo në kategori