Trena me pajisje ushtarake të dëmtuara ruse, duke përfshirë tanke, janë transportuar për t’u riparuar, duke shfaqur një tjetër pamje që nuk do të donte të shihte Vladimir Putini.
Kjo pasi që, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, numri i madh i automjeteve të blinduara të dëmtuara tregon shkallën e dëmtimit që forcat e tij po marrin në vijën e frontit në kundërsulmin e Kievit.
Atij tashmë i është dashur të vë në aksion tanke të projektuara në epokat e Stalinit dhe Hrushovit, pasi ai ka mungesë të pajisjeve ushtarake, si modelet T-54, T-55 dhe T-62.
Por tani atij i duhet të përpiqet të rregullojë pajisjet e shkatërruara përpara se të kthehet në vijën e parë, duke injoruar ankesat nga trupat për gjendjen e rëndë të armatimit të tyre.
Dhe trenat duket se po transportojnë tanket dhe automjetet e dëmtuara në fabrikat brenda Rusisë, shumë larg vijës së parë.
Pamjet vijnë pasi edhe komentuesit rusë pro luftës filluan të shprehin shqetësimin e tyre për një shtytje të përbashkët ukrainase në rajonin e Zaporizhzhia. Ata paralajmëruan për një “përshkallëzim të mprehtë të situatës” dhe “beteja të ashpra”. /Telegrafi/