LAJMI I FUNDIT:

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Presidenti rus Vladimir Putin është shfaqur me një shenjë të errët dhe të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së tij të fundit në përvjetorin e parë të aneksimit të katër rajoneve ukrainase Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk.

Spekulime lidhur me shëndetin e tij ka pasur prej kur ka filluar lufta në Ukrainë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Kremlini, transmeton Telegrafi.


Presidenti rus, i cili mbush 71 vjet javën e ardhshme shpalli 30 shtatorin “Ditën e Ribashkimit”, një vit kur Moska aneksoi rajonet ukrainase, transmeton Telegrafi.

Putin ka këmbëngulur se banorët e këtyre katër rajoneve “kishin bërë zgjedhjen e tyre – të jenë me Rusinë”, duke shtuar se aneksimi ishte bërë në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare.

Ai pohoi gjithashtu se banorët e rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson kishin shprehur sërish dëshirën e tyre për të qenë pjesë e Rusisë në zgjedhjet lokale në fillim të këtij muaji, në të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë tha se partia në pushtet e vendit fitoi më shumë vota. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Evropa
Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Botë
Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Botë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Botë
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Kalo në kategori