Presidenti rus Vladimir Putin tha se ai është i gatshëm të “negociojë me të gjithë të përfshirë në këtë proces për zgjidhje të pranueshme” në lidhje me luftën në Ukrainë.
Kështu raportojnë mediat e huaja shkruan agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar intervistën e Putinit me TV shtetëror të dielën, përcjell Telegrafi.
“Unë nuk mendoj se është aq e rrezikshme, mendoj se ne po ecim në drejtimin e duhur, duke mbrojtur interesat tona kombëtare dhe interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Dhe ne thjesht nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë qytetarët tanë”, citohet të ketë thënë Putin.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirë në këtë proces për zgjidhje të pranueshme, por u takon atyre. Nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, janë ata”, ka shtuar ai.
Dhe pas kësaj ka ardhur një reagim nga Ukraina zyrtare.
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter duke thënë: “Putini duhet t’i kthehet realitetit”.
Rusia “sulmoi e vetme Ukrainën dhe po vret qytetarë”, shtoi Podolyak. “Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë. Kjo është e qartë, kështu që ne po shkojmë në Tribunal”.
Deklaratat e Putinit vijnë ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj kundër Ukrainës.
Të dielën, Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, tha se trupat ruse goditën Kramatorsk me tre raketa. Një zonë industriale u godit por nuk pati viktima.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot në një bisedë telefonike me kryeministrin indian Narendra Modi se pret pjesëmarrjen e Indisë në zbatimin e “formulës së paqes”.
“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Narendra Modi dhe i urova një presidencë të suksesshme të G20-ës”, ka thënë Zelensky.
Ai kujtoi se në samitin e G20 shpalli “formulën e paqes” dhe tha se tani po mbështet në pjesëmarrjen e Indisë në zbatimin e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Millosh Vuçeviq vërshëllehet dhe gjuhet me vezë nga qytetarë të pakënaqur

Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Shërbimi Sekret qëllon një burrë të armatosur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja