LAJMI I FUNDIT:

Putin thotë se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të ishte ‘gabim’

Putin thotë se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të ishte ‘gabim’

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar homologun e tij finlandez se anëtarësimi në NATO dhe braktisja e statusit neutral nga Finlanda do të ishte një “gabim”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai i ka thënë Sauli Niinisto-s se nuk kishte ndonjë kërcënim për sigurinë e Finlandës.

Diskutimi erdhi gjatë një telefonate të bërë nga presidenti finladez, përpara një kërkese zyrtare të cilën Finlanda pritet ta shpall shumë shpejt.


Suedia gjithashtu ka treguar synimin e saj për t’u bashkuar me aleancën perëndimore, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrave me Rusinë. Deri më tani, ajo ka qëndruar jashtë NATO-s për të shmangur antagonizimin e fqinjit të saj lindor.

Putin nuk bëri një kërcënim specifik për hakmarrje lidhur me lëvizjen e Finlandës, por ministria e jashtme ruse ka treguar se do të ketë hakmarrje.

Vendimi i Rusisë për të pezulluar furnizimin me energji elektrike në Finlandë po shihet si një shenjë e hershme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Botë
Unazat ikonë të Saturnit do të zhduken pas disa muajsh, deklaron NASA

Unazat ikonë të Saturnit do të zhduken pas disa muajsh, deklaron NASA

Botë
Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Evropa
Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Azia
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Evropa
Kalo në kategori