Site icon Telegrafi

Çfarë tha Putini për ish-Jugosllavinë dhe bombardimin e Beogradit në luftën e Kosovës?

Presidenti rus Vladimir Putin për herë të parë është intervistuar nga një gazetar perëndimor që kur nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Përveç se foli për luftën në Ukrainë, Putin gjatë kësaj interviste përmendi edhe çështjen e ish-Jugosllavisë dhe bombardimin e Beogradit në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë,  transmeton Telegrafi.

Ai tha se Rusia gjithmonë ka kërkuar të rregullojë raportet me SHBA-në, madje përmendi edhe vizitën e presidentit të atëhershëm rus, Boris Yeltsin i cili në Kongres kishte thënë “Zoti e bekoftë Amerikën”.

Lexo po ashtu Putin zbulon bisedën sekrete që kishte pasur me Klintonin për NATO-n

“I mbani mend zhvillimet në Jugosllavi, unë e kuptoj se kishte procese komplekse që po ndodhnin atje, por çfarë bëri SHBA-ja? Bombardoi Beogradin në vitin 1999”, deklaroi Putin.

Presidenti rus gjithashtu potencoi se për të normalizuar marrëdhëniet me SHBA-në i kishte propozuar ish-presidentit amerikan Bill Klinton anëtarësimin e Rusisë në NATO.

Këtë propozimi ai ia kishte bërë gjatë vizitës së Klintonit në Rusi.

“I kam thënë presidentit Klinton kur ishte në Moskë nëse Rusia do të kërkonte të hynte në NATO a do ta pranonit”, deklaroi presidenti rus.

“Klinton më tha, ‘nuk e di, ndoshta’, pastaj folëm përsëri në mbrëmje dhe më tha ‘kam biseduar me ekipin tim dhe përgjigjja është jo’”, deklaroi mes tjerash Putin.

Duke folur për situatën aktuale në Ukrainë, presidenti rus arsyetoi pushtimin e Ukrainës duke dhënë leksione historie. /Telegrafi/

Exit mobile version