Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar futjen e “punës ushtarako-politike” në Gardën Kombëtare të vendit, duke i hapur rrugë propagandës politike dhe ideologjike të stilit sovjetik brenda radhëve të saj.
Një dekret i nënshkruar nga Putin, më 21 shtator, nuk dha detaje shtesë rreth asaj se çfarë do të sillte praktika e re.
Kjo vjen pasi kreu i Gardës Kombëtare e njohur si Rosgvardia, Viktor Zolotov njoftoi planet për të filluar me “një institut ushtarako-politikë” brenda shërbimit ushtarak rus.
“Ne e shoqërojmë zhvillimin e mëtejshëm në mbështetje morale e psikologjike dhe të mbështetur nga komandanti i përgjithshëm për krijimin e organeve ushtarako-politike”, tha Zolotov gjatë një takimi të bordit të Gardës Kombëtare.
Garda Kombëtare, e formuar në vitin 2016 nga Ministria e Brendshme, nuk është pjesë e forcave të armatosura dhe i përgjigjet presidentit nën rolin e tij si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Zolotov, i cili mban gradën ushtarake të gjeneralit, është një anëtar i Këshillit të Sigurisë dhe është thellësisht besnik ndaj Putinit.
Masa e re është sinjali i fundit i një kthimi në indoktrinimin e trupave me ideologji dhe propagandë politike, një praktikë që filloi në vitin 1919 në Rusinë Sovjetike, por që përfundoi me rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Po ashtu, në korrik të 2018-së, Putini dekretoi krijimin e një Drejtorie Ushtarako-Politike, brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
Drejtoria e përshkruan veten si e angazhuar në “propagandë dhe agjitacion ushtarako-politik”, “ruajtje e gjendjes morale dhe politike të ushtrisë” dhe “formimi i një personaliteti të bindur ideologjikisht të një ushtaraku”.
The Belarusian experience has been taken into account: "military-political work" (i.e. incitement of hatred in the riot police against protesters) will begin at Rosgvardia. Rosgvardia and police will receive 28 billion rubles for salaries in 2021-2023. Preparation for the revolt.
— Andrei Kolesnikov (@AndrKolesnikov) September 21, 2020
Andrei Kolesnikov, një bashkëpunëtor i vjetër dhe kryetar i programit të politikës së brendshme ruse në Carnegie Moscow Centre, ka sugjeruar që ligji i ndryshuar që zgjeron rolin e Gardës Kombëtare mund të shihet si një “përgatitje për revoltë” në Rusi.
“Përvoja Bjelloruse është marrë parasysh. Puna ushtarako-politike [nxitja e urrejtjes në policinë e protestave kundër protestuesve] do të fillojë në Rosgvardia”, shkroi ai në Twitter, duke iu referuar protestave të mëdha kundër presidentit Bjellorus, Aleksandar Lukashenko. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker