Kur po shënon vetëm java e parë që nga nisja e 'reality-show'-t Big Brother VIP Kosova tashmë kanë nisur flirtimet e para mes banorëve.

Janë reperi Getinjo dhe Vivien që çdo ditë e më shumë po bëhen të afërt me njëri-tjetrin dhe kjo gjë është dëshmuar edhe së fundmi.


Në orët e para të ditës së sotme (e diel) dyshja janë parë më të afërt se asnjëherë tjetër duke ndarë edhe puthje dhe përqafime teksa ndodheshin në shtrat.

318844198 1570340203414578 2398011799740351392 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Më ndryshe nuk ishte as për reperin tjetër, Stresi i cili u pa duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë modeles Gresa.

gfgfhghg Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Kujtojmë që gjatë këtyre ditëve Stresi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi risolli historinë e tij të dashurisë me ish-bashkëshorten, Kejsin.

fjdfjgfgdf Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Reperi nga Shqipëria pranoi se e ka tradhtuar ish-gruan dhe e quajti gabimin më fatal të tij ndërsa nuk e mohoi mundësinë e ribashkimit me të. /Telegrafi/