LAJMI I FUNDIT:

Pushteti në Maqedoni i pafuqishëm ndaj deponive ilegale

Pushteti në Maqedoni i pafuqishëm ndaj deponive ilegale

Qeveria është e pafuqishme para komunave për ndërtimin e deponive rajonale. Aktualisht janë përcaktuar dy vende, njëra në verilindje dhe tjetra në jugperëndim. Por, ende nuk ka pajtueshmëri nga autoritetet lokale në territorin e tyre të mblidhet dhe riciklohen mbeturinat. Zëvendësministri i Mjedisit Jani Makraduli u bëri thirrje kryetarëve të komunave të lejojnë zbatimin, siç tha ai, të rekomandimeve evropiane.

“U bëj thirrje komunave ku ka tetë apo dhjetë deponi ilegale, që të mos rezistojnë, por lirshëm ti pranojnë trendet evropiane, të bëjmë deponi rajonale në të cilat nga mbeturinat do të përfitojmë”, tha Jani Makraduli.

Në Maqedoni ekzistojnë në mes të 66 dhe 88 deponive ilegale, ndërsa në një komunë ku kryetari nuk ka lejuar të ndërtohet deponi rajonale, ka pasur tetë të tilla. Megjithatë, Makraduli nuk e potencoi për cilën komunë bëhet fjalë.


Çdo vit në vend krijohen 800 mijë ton mbeturina. 100 mijë ton janë të paketuara, nga të cilat mblidhen vetëm 30 për qind, dhe 15 mijë ton janë mbeturina elektronike. Ndryshe nga Ministria e Mjedisit paralajmërojnë se më 19 mars do të vihet në funksion filtri i ri në deponinë Drislla, e cila gjatë dimrit u ndëshkua për ndotjen e tepërt të ajrit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori