Pushteti dhe opozita në RMV nuk ndryshojnë qëndrimet për ndryshimet kushtetuese

Qeveria në RMV siguron se do të arrihet numri prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese, ndërsa opozita, nga ana tjetër, edhe më tutje në qëndrimin kundër ndryshimit të Kushtetutës.
Në pritje që Kuvendi të kthehet në punë, kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se deputetët do ta mbështesin procesin e integrimeve evropiane të shtetit dhe se nuk do të mungojnë deputetë për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ai dje përsëriti se shumica prej dy të tretave është e nevojshme për vazhdimin e mëtutjeshëm të procesit të integrimeve evropiane në vend, por jo edhe të Qeverisë e cila ka 65 deputetë me të cilët është votuar.
“Të gjithë deputetët e Kuvendit e kanë obligim të mbështesin lëvizjen evropiane të shtetit sepse të rinjtë po largohen nga shteti për në vendet e BE-së sepse atje ka prosperitet ekonomik, shtet ligjor, drejtësi sociale dhe sundim të demokracisë. Këtë e dëshirojnë qytetarët tanë dhe këtë dëshirojmë ne”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të programit të ri IPARD 3.
Beson se procesi i skriningut do të përfundojë me sukses dhe se pasi që të miratohen ndryshimet kushtetuese, do të mund t’i hapim të gjithë kapitujt. “Ky do të jetë proces i ri dhe imput për shtetin kur do të fillojnë reformat nga të gjitha aspektet”, tha Kovaçevski.
Shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani në një kolumnë për integrimet evropiane, vlerëson se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, veçanërisht në raport me Ballkanin Perëndimor, dekada me radhë ka qenë subjekt i retorikës së fuqishme, i premtimeve dhe i zhgënjimeve. Për shumicën, zhgënjimet rrjedhin nga aderimi i ngadalshëm shumëvjeçar në BE, që thjeshtësuar mund të shprehet me moton “gjithçka ose asgjë”.
“Në vend të procesit të anëtarësimit binar, kjo qasje e rishikuar, u lejon vendeve kandidate të fillojnë t’i përjetojnë gradualisht përfitimet e integrimit, duke u bazuar në përmbushjen e kritereve të caktuara, por shumë kohë përpara se të fitojnë statusin e anëtarësimit të plotë. Ky tranzicion do të thotë se kandidatët mund t’i ndjejnë përfitimet fillestare nga sistemet ekonomike, sociale dhe politike të BE-së dhe të kontribuojnë përpara se të zyrtarizohet anëtarësimi”, theksoi ministri Osmani.
Një parakusht kryesor i kësaj paradigme është që të mos jetë një alternativë e anëtarësimit të plotë. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk meritojnë asgjë më pak.
“Në thelb, zhvendosja e fokusit nga anëtarësimi përfundimtar në procesin e vazhdueshëm të integrimit është një zgjidhje e favorshme win-win. Ai është në favor të një procesi me qasje të papengueshme, më të dobishme dhe më pak frustruese për të gjithë të përfshirët”, vlerëson ministri i Punëve të Jashtme, Osmani.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski, javën e kaluar mbajti koordinim me grupin parlamentar, pas çka ishte riafirmuar qëndrimi se nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar, ndërsa kërkoi edhe që të mos zvarritet mbledhja për ndryshimet kushtetuese.
“Nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar. Jemi ashpër kundër zgjidhjeve ligjore që parashikojnë rritje të taksave që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë, kërkojmë që të mos zvarritet procedura dhe të shpërdorohet pozicioni për të shtyrë seancën e ndryshimit kushtetues. Do të respektohet vullneti i qytetarëve dhe interesi i tyre që të mos dorëzohen para kërkesave për të bërë kompromise në dëm të interesave shtetërore”, deklaroi Mickoski pas koordinimit të rregullt me grupin parlamentar të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit.
Mbledhja e parë e re e Kuvendit pas pushimeve është caktuar më 5 shtator.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë