Punonjësit në Ministrinë e Kulturës në Maqedoni paralajmërojnë grevë, kërkojnë rritje të pagave

Refuzimi i një muaji më parë i Ministrisë së Financave për rritjen e pagave dhe niveli i ulët i pagave që ka pjesa dërrmuese e punonjësve të këtij institucioni, sidomos po të krahasohen me institucionet e tjera që janë në varësi të MK janë arsyet që sindikata pranë Ministrisë së Kulturës të përshkallëzojë kërkesat
Rritje rrogash ose marrëveshje kolektive, në të kundërt punonjësit e Ministrisë së Kulturës do të fillojnë një grevë të përgjithshme.
Afati që sindikata i ka dhënë Ministrisë së Kulturës për zgjidhjen e problemit është fundi i kësaj jave.
Ndërkohë që institucioni po “zien” nga pakënaqësitë prej disa kohësh. Refuzimi i një muaji më parë i Ministrisë së Financave për rritjen e pagave dhe niveli i ulët i pagave që ka pjesa dërrmuese e punonjësve të këtij institucioni, sidomos po të krahasohen me institucionet e tjera që janë në varësi të Ministrisë së Kulturës janë arsyet që sindikata pranë Ministrisë së Kulturës të përshkallëzojë kërkesat.
Ndërsa nga Ministria e Kulturës ende nuk ka ndonjë koment, përveç sqarimit se janë ende në negociata me përfaqësuesit e sindikatës për të tejkaluar problemin.
Sipas sindikalistit Branko Kostovskit, problemi është se 80 përqind e të punësuarve në Ministrinë e Kulturës marrin pagë nën mesataren, ndonëse janë në vijën e parë të fronit për zgjidhjen e çdo problemi.
“Punonjësit janë të pakënaqur për shkak të krizës ekonomike, standardit dhe rrogave, të cilat janë të vetmet që nuk u rritën administratën publike dhe ministritë. Gjatë kësaj jave do të dimë nëse do të zgjidhim në mënyrë paqësore atë që kërkojmë dhe nëse si sindikatë do të lidhim një marrëveshje kolektive në të cilën do të rregullohen pagat e punonjësve apo do të hyjmë në grevë të përgjithshme, që është masa më fatkeqe edhe për ne”, thotë Kostovski, kryetar i Sindikatës së Ministrisë së Kulturës.
Ndërsa pakënaqësitë janë shtuar sidomos pasi së fundmi punonjësit kanë marrë përgjigje negative ndaj kërkesës së tyre, nga Ministria e Financave, me arsyetimin se bëhet fjalë për krizë ekonomike.
Por nga ana tjetër punonjësve të saj Ministria e Financave i ka siguruar rritje e përhershme prej 30 për qind e pagës bazë, që do të zbatohet nga viti i ardhshëm.
“Ne nuk jemi kundër, por duam të marrim edhe atë që meritojmë. Të gjithë jemi të prekur, 80 përqind e punonjësve paguhen nën mesataren dhe punojnë në vijën e parë të çdo problemi. Tani ata janë të përfshirë edhe në negociatat e anëtarësimit me BE-në, ndaj ne besojmë se njohuritë dhe përpjekjet që kemi duhet të valorizohen. Duhet të gjejmë një mënyrë për të motivuar punonjësit”, shton Kostovski. /koha.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi