Punonjësit e linjës ajrore Virgin kapen “duke luajtur golf” në aeroportin e Melburnit, Australi - pamjet bëhen virale

Dy punonjës të linjës ajrore Virgin kanë shkaktuar të qeshura dhe komente pozitive, pasi u panë duke “luajtur golf” në pistën e aeroportit të Melburnit, Australi.
Ata u filmuan nga një pasagjer, i cili pamjet e kapura i shpërndau në TikTok, përcjell Telegrafi.
Pamjet tregojnë dy burra duke qëndruar poshtë krahut të aeroplanit, teksa praktikonin lëvizjet e tyre të lojës së golfit.
@kayleehiko Bros ❤️ #melbourneairport #runway #golfing101
Videoja mblodhi mijëra klikime, dhe nxiti shumë komente pozitive në rrjetet sociale.
Kjo ngjarje vë në dukje një ndryshim nga rutina e përditshme në një aeroport, dhe solli momente argëtuese për të pranishmit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































