LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët turistik presin rritje prej 20% të turistëve në Maqedoni

Punëtorët turistik presin rritje prej 20% të turistëve në Maqedoni

Rritje të numrit të turistëve në Maqedoni për 20 për qind nëse nuk ka probleme për shkak të krizës politike dhe krizës së emigrantëve, pret Oda Turistike-Hotelerike (OTH) pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (OEM).

“Ka numër të madh të turistëve të papërcaktuar në Evropë dhe Rusi të cilët anashkalojnë disa destinacione. mendoj se si destinacion mund të tërheqim një pjesë të atyre mysafirëve. Nëse vitin e kaluar ka pasur 856.000, vlerësoj se këtë vit duhet të presim mbi një milionë turistë nëse është siç duhet. Shpresoj se nuk do të ketë probleme me situatën, me krizën e migrantëve, me protesta…”, tha sot në konferencë për shtyp kryetari i OTH-së, Arkan Kerim.

Situata politike në vend, tha Kerim, duhet të zgjidhet pa turbulenca, pasi edhe një incident më i vogël mund tërësisht të na izolojë gjatë pesë viteve të ardhshme nga karta turistike në Evropë. Adut kryesor i Maqedonisë para turistëve të huaj, sipas Kerimit, është se prezantohet si “all inkluziv” shtet, pasi është shumë interesante dhe e pranueshme me çmimet.


“Shtatë ditë pushim në Maqedoni do t’ju kushtojë sa një darkë në Dubrovnik dhe për këtë shkak jemi shumë interesant. kemi kuzhinë dhe natyrë të shkëlqyeshme. Kur tërë kjo do të bashkohet, njerëzit kënaqen”, tha Kerim.

Sipas Entit shtetëror për statistikë, numri i përgjithshëm i turistëve në Maqedoni vitin e kaluar ka qenë 856.843, që paraqet rritje për pesë për qind në krahasim me vitin 2015. Numri i turistëve nga vendi është 346.359, respektivisht ka rritje për 4,8 për qind, ndërsa numri turistëve të huaj është 510.484 dhe ka rritje për 5,1 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori