Punëtorët në Maqedoninë e Veriut ankohen se është bërë dukuri e zakonshme që të mos u paguhet puna shtesë, përkatësisht orët e punës që realizojnë jashtë orarit të punës, edhe pse kjo e drejtë u garantohet me ligj.
“Tashmë 20 vjet punoj në kompaninë e njëjtë. Në përgjithësi punoja shumë orë më shumë nga ajo që parashihet me ligj, megjithëse asnjëherë nuk jam paguar për angazhimin tim jashtë orarit të punës. Në vend se të më paguheshin orët e punës jashtë orarit, pronari më detyronte të dilja më herët nga puna në ditët që s’kishte punë”.
“Unë jam shumë më e interesuar që të më paguhet mundi sesa të më mundësohet të dal më herët nga puna kur vlerëson pronari i kompanisë dhe jo kur unë kam vërtet nevojë për të qenë e lirë nga puna”, thotë një punonjëse, e cila dëshiron të mbetet anonime nga frika e humbjes së vendit të punës.
Një nga vërejtjet kryesore të Lidhjes së Sindikatave ka të bëjë pikërisht me mospagesën e angazhimit të punëtorëve jashtë orarit të punës.
Sindikalistët thonë se problemi qëndron në atë se mekanizmi kontrollues për orarin e punës mbetet në duart e punëdhënësve dhe duke e pasur këtë forcë në dorë, atyre u mundësohet të përfitojnë nga moszbatimi i të drejtave të punëtorëve.
“Ne kërkojmë që çdo orë e punuar brenda ditës jashtë orarit të paraparë si e tillë menjëherë të regjistrohet dhe jo ato orë të zhvendosen në ditë të tjera gjatë tre muajve kur nuk ka punë të lirohen punëtorët, më saktë thënë, të shkojnë në pushim të detyrueshëm në kohën kur atyre nuk u përshtatet”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ivan Peshevski, kryetar i sindikalistëve në sektorin e Ndërtimtarisë, në kuadër të Lidhjes së Sindikatave.
Ndaj vërejtjeve të sindikalistëve autoritetet e shtetit janë përgjigjur se punëtorët këto raste duhet t’i denoncojnë në institucionet përkatëse.
Puna jashtë orarit paguhet me një shkallë më të lartë në orë, ose me kërkesë të punonjësit ajo mund të kompensohet me pushim përkatës gjatë muajit pasues.
Por, sindikalistët thonë se të gjitha analizat tregojnë se ndryshimet e shumta që ka pësuar Ligji për marrëdhënie pune, ka krijuar më shumë konflikte me ligjet e tjera, duke u krijuar mundësi që këto zbrazëtira t’i shfrytëzojnë punëdhënësit për të përfituar në kurriz të punës së punëtorëve.
Sindikalistët theksojnë se orët e shumta jashtë orarit të rregullt vënë në rrezik dhe sigurinë e punëtorëve.
“Mbi 90 për qind e rasteve të lëndimeve që kanë pësuar punëtorët gjatë punës, si dhe rastet fatale me humbje jete, kanë të bëjnë me orët jashtë orarit të punës pasi punëtorët janë të tejlodhur veçanërisht gjatë periudhës së verës, kjo ndodh në ndërtimtari. Unë e di se kushtet klimatike janë ato që diktojnë dinamikën e punës në ndërtimtari, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se punëtorët duhet të detyrohet të punojnë nga 18 orë gjatë verës dhe ata të lihen të lirë gjatë dimrit”, thotë Peshevski.
Ndërkaq, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëjnë të ditur se me ligjin e ri për marrëdhënie pune, i cili është në procedurë parashihet të përfshihen të gjitha standardet e vendeve të zhvilluara evropiane ku theksi vendoset në rëndësinë e dialogut social.
“Në përgatitjen e ligjit të ri për marrëdhëniet e punës do të marrin pjesë të gjithë aktorët e shoqërisë, përfaqësues të punëtorëve, punëdhënësit, Organizata Ndërkombëtare e Punës, si dhe ekspertë në këtë lëmi. Nëpërmjet dialogut të hapur me partnerët socialë, do të punohet për zgjidhje ligjore, e cila njëkohësisht do të sigurojë mbrojtje dhe promovim më të madh të të drejtave të punëtorëve, si dhe zgjidhje për të cilën duhet të jenë të kënaqur punëtorët dhe punëdhënësit, thuhet në përgjigjen e dikasterit të punës dhe politikës sociale.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pret që draft-versioni të jetë gati para fillimit të pushimeve të verës dhe menjëherë pas përfundimit të tyre, të iniciohet një debat i gjerë publik, për të inkorporuar vërejtjet e të gjitha palëve të përfshira./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

Taravari: Lajmi i mirë është se kanë kaluar 72 orë dhe asnjë nga të mbijetuarit nga tragjedia e Koçanit nuk ka vdekur

Dalin pamje të reja para diskotekës “Pulse” në Koçan në natën tragjike

Aksion i policisë në jug dhe veri të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë

Fruthi prek tri komuna në Kosovë - konfirmohen pesë raste

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Iu gjet arsenal armësh, aktakuzë ndaj të dyshuarit në Leposaviq

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin