Punëtorët e Telekomit kanë përfunduar protestën para Qeverisë së Kosovës. Pas kësaj punëtorët kanë hyrë në grevë, e cila do të mbahet në ndërtesën e Telekomit të Kosovës. Kjo pasi ata nuk kanë marrë një përgjigje konkrete se kur do të bëhet zhbllokimi i xhirollogarive të kësaj ndërmarrje dhe kur punëtorët do t’i marrin pagat e tyre.
Pas insistimit të protestuesve për tu takuar me përfaqësues të Qeverisë, para tyre doli ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.
Ai tha se janë dukë bërë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje për punëtorët e Telekomit të Kosovës.
“Jemi duke bërë përpjekje maksimale që të rregullojmë këtë çështje. Jemi në përfundim të një procesi për ta rregulluar. Procesi është në përfundim të zgjidhjes së kësaj çështje. Do të jemi bashkë me ju për të gjetur një zgjidhje. Nuk mund të japim afat kohor”, tha ai.
Por atij i është përgjigjur kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj, i cili tha se nuk do të shkojnë në takim dhe se me to janë lodhur.
“Ne po kërkojmë zgjidhje, por jemi afër nuk mund ta pranojmë. Nga këtu Prishtina sot hyn në grevë ndërsa regjionet nga nesër në grevë të përgjithshëm. Fjalë e llafe dhe një Devoll me luajt me një shtet ia pafshin hajrin”, tha ai.
Në protestë pati edhe përplasje mes zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri dhe protestuesve, pasi që këta të fundit bënë thirrje “hajnat”, e që Tahiri reagoi duke thënë se ai nuk është hajn dhe ata që po thërrasin hajn janë më hajna se ai.
Kjo ka revoltuar protestuesit të cilët i kanë kërkuar që të kërkojë falje.
“Blerimi e ka arrit një marrëveshje dhe tash duhet në qeveri dhe këtë vendim duhet më marrë shpejt më së largu nesër. Unë do ta dërgojë tash një kërkesë tek qeveria tek kryeministri dhe të zgjidhet nesër”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025