Punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës kanë protestuar sot duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës zhbllokimin e xhirollogarive të kësaj ndërmarrje. Ata i kamë dhënë ultimatum ekzekutivit deri më datën 9 të këtij muaji, që të marrë parasysh kërkesat e tyre, në të kundërtën paralajmëruan greva e protesta 24 orësh para objektit të Qeverisë.
Lamih Balaj, kryetar i Federatës Sindikale të Pavarur të Postes dhe Telekomit të Kosovës, tha se kërkesë të vetme e kanë zhbllokimin e xhirollogarive dhe që të njëjtat mos të bllokohen më.
Ai paralajmëroi kaos social, nëse nuk ndërmerret diçka në këtë drejtim.
“Kryeprokurori zotëri Lumezi, të cilit po ua bëj me dije sot, prej kryeprokurorit, kryeministrit dhe të gjithë akterëve, se kaosin social e keni në derë. Kur them kaosin social, u them që mirëqenia sociale e punëtorëve është ajo që është më rëndësishmja. Sot, rreth 3300 punëtorë të Posta dhe Telekomit të Kosovës janë pa paga… sot jemi në një gjendje kaotike ku grupet kriminale të interesit bashkë me njerëzit brenda ndërmarrjeve publike ose brenda Telekomit, ose me njerëzit jashtë Telekomit të përkrahur edhe nga qarqet politike e kanë sjellë në këtë gjendje Telekomin”, tha ai.
Ai tha se i japin ultimatum ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi, deri ditën e hënë dhe nëse deri atëherë Telekomit nuk i zhbllokohen xhirollogaritë, atëherë do të ketë protesta më të mëdha.
“Nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk do të ketë lëvizja nga Qeveria e Kosovës atëherë të martën te gjithë do të jemi para qeverisë së Kosovës por nëse Qeveria nuk e merr për bazë kërkesën tonë mos harroni qe kjo protestë ka me u shpërnda edhe aty ku do të ju dhem më së shumti edhe klaneve të interesit edhe mafiozëve por edhe një pjesë të njerëzve qe kanë qenë e janë në pushtet qe po e mbrojnë klanin mafioz”, tha ai.
Ai tha se mafiozët po synojnë të dërgojnë Telekomin drejtë falimentimit.
Ditë më parë Telekomit i janë bllokuar xhirollogaritë për shkak të borxhit ndaj kompanisë “Dardafon”. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë