Higjiena mbetet një nga tri shtyllat kryesore në luftën tonë ndaj pandemisë COVID-19. Nëse ne kujdesemi për higjienën personale dhe atë në shtëpi, ka një “ushtri” njerëzish që kujdesen që hapësira publike të jetë e pastër. Madje, në kohë pandemie atyre iu kërkua më shumë angazhim.
Ashtu sikurse ata në të gjithë vendin, edhe punëtorët e kompanisë “Pastrimi” në Fushë Kosovë nuk e patën aspak të lehtë punën në kohë pandemie, përkundrazi ishin shumë të rrezikuar.
Menaxheri i kësaj kompanie, njësia Fushë Kosovë, Misin Berisha rrëfen përvojën gjatë ditëve të vështira të izolimit ku punëtorët dilnin në punë pa e ditur se kur do të ktheheshin në shtëpi.
Edhe pse fati deshi që askush të mos prekej nga sëmundja e COVID-19, disa prej tyre për arsye të tjera shëndetësore, duhej të liroheshin nga puna.
“Ne gjatë kohës së pandemisë kemi pasur shumë sfida dhe peripeci me të cilat jemi ballafaquar, por shërbimi nuk ka ngecur asnjëherë mbrapa, kjo falë angazhimit maksimal të kompanisë tonë, kryeshefit ekzekutiv që na kanë mbështetur me mjete mbrojtëse e po ashtu edhe me teknikë. Për fati nuk kemi pasur të sëmurë nga COVID-19, mirëpo ka pasur më të moshuar që është dashur t’i lirojmë nga puna për arsye të ndryshme dhe kemi bërë zëvendësime, ka pasur momente që është zgjatë orari i punës dhe kemi vazhdua deri në mbrëmje”, tregon Berisha.
Grumbullimi dhe heqja e mbeturinave kërkon që punëtori te jetë i pajisur me mjete mbrojtëse, por në pandemi duhet të jesh shumëfish më i kujdesshëm.
Fehmi Krasniqi, punëtor te “Pastrimi”, tregon se kompania është kujdesur që punëtorët t’i kenë të gjitha masat e duhura mbrojtëse, por pavarësisht kësaj frika ishte e madhe.
“Të them të drejtën në fillim nuk kemi pasur shumë frikë, por më vonë po, pasi të gjitha mbeturinat e grumbulluara nga populli ne është dashur t’i largojmë. Kemi pasur mundësi të infektohemi, të bartim te shtëpia ose te shoqëria, por deri tani nuk ka të infektuar. Kemi qenë të përgatitur me maska, dorëza pasi janë përkujdesur menaxheri dhe kompania”, tha Krasniqi.
Punëtori tjetër, Naim Gashi, thotë se gjithnjë mendjen e kanë pasur të familjarët sepse i kanë rrezikuar edhe ata.
“Frika jonë ka qenë e madhe. Me thënë të drejtën kishte panik edhe te njerëzit. Është dashur të mbrohemi, pasi puna jonë është e vështirë edhe për nga aroma, kemi pas mundësi t’i infektojmë familjet tona por nuk ka ndodhur”, thotë ai.
Në periudhën e izolimit dhe kur të gjithë po qëndronin në shtëpi, u vu re shtimi i sasisë së mbeturinave.
Menaxheri Berisha tregoi se për rrjedhojë edhe puna e tyre u shtua dukshëm dhe u paraqit nevoja për angazhim shtesë të punëtorëve ndërsa dhe kapacitetet teknike është dashur të zgjerohen.
“Angazhimi ynë ka qenë maksimal duke filluar prej punëtorit deri te stafi menaxherial, sepse gjatë kësaj kohe sasia e mbeturinave është shtuar, njerëzit qëndronin brenda, nuk kanë dalë të shëtisin. Ne zakonisht kemi 1100 tonë për një muaj ndërsa tash është mbi 1370 tonë mbeturinë mujore, kjo tregon se kemi pas angazhime shtesë edhe të punëtorëve por edhe të kapaciteteve teknike”, tregon Berisha.
Kujdesi për higjienën personale për vet punëtorët ishte i rëndësishëm.Krasniqi tregon se para se të hynte brenda në shtëpi, pastrohej dhe i largonte rrobat që kishte veshur gjatë procesit të punës, pastaj takohej me familjarët.
“Gjatë orarit të punës jemi ruajtur, kur kemi shkuar në shtëpi i kemi larguar rrobat në hyrje të oborrit, pastaj jemi pastruar që mos me e sjellë ndonjë sëmundje apo virus në shtëpi”, thotë ai.
Punëtorët e pastrimit nuk përballeshin vetëm me mbeturina të zakonshme, por edhe me mbetje medicinale ku rreziku se mund të infektohesh ka qenë i madh.
Për këtë arsye, kjo kompani hartoi një protokoll sigurie në lidhje me mbetjet medicinale dhe sjelljen pasi të largoheshin të njëjtat.
“Me punëtorë kemi biseduar dhe kemi mbajtur trajnime praktike që të kenë kujdes, pasi kemi pasur raste edhe me mbetje medicionale që kanë qenë të infektuara, por nëse kanë pasur kontakte të tilla kemi shkuar i kemi ndërruar dorëzat e punëtorëve menjëherë, që mos të përdoren në ditë një palë dorëza. Ndërsa me dorëza të punës zakonisht jemi furnizuar në çdo muaj, por tash po furnizohemi çdo javë”, u shpreh Berisha.
Më gjithë vështirësitë dhe rrezikun me të cilën janë përballur, ata thonë se nuk e kanë ndjerë dorën e ndihmës nga shteti. Për këtë arsye, kishin ngritur disa herë edhe zërin që të shpërbleheshin financiarisht për punën e madhe që po bënin, sidomos pasi pati edhe rënie të të hyrave në këto kompani.
Punëtori Naim Gashi thotë se janë zhgënjyer me këtë injorim nga institucionet qendrore.
“Nuk janë interesuar si shtet asgjë më ndërmarrë, as nuk e kanë përmend me na dhënë një përkrahje sado pak të vogël, me na dhënë kurajë, jemi të zhgënjyer”, thotë Gashi.
Megjithatë, menaxheri i kësaj kompanie Misin Berisha thotë se me Komunën e Fushë Kosovës kanë pasur bashkëpunim të mirë.
Sipas tij, kjo e fundit i ka furnizuar me masa mbrojtëse e po ashtu i ka ndihmuar punëtorët me pako ushqimore.
“Me Komunën e Fushë Kosovës kemi raporte të mira, na kanë ndihmuar qoftë me maska apo mjete mbrojtëse, e po ashtu punëtorët i ka furnizuar me disa artikuj ushqimorë por edhe shoh se ka biseda për të na mbështetur financiarisht”, thotë Berisha. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht